6 nëntor 2021
Denari mbetet stabil – kursi fiks është spirancë kyçe për stabilitetin e ekonomisë maqedonase. Në shtator, rezervat valutore arritën në 3.7 miliardë euro dhe duke pasur parasysh pozicionin e mirë të jashtëm, presim që të jenë të qëndrueshme edhe në vitin 2022 dhe 2023, duke ruajtur mbulim adekuat. Rreziqet e jashtme zbuten më tej nga repo linja e miratuar nga Banka Qendrore Evropiane ndaj Bankës Popullore. Këto janë disa nga konstatimet e agjencisë së vlerësimit të kredisë “Fitch”, të paraqitura në raportin që konfirmon rejtingun kreditor të vendit.
Raporti thekson uljen e normës bazë të interesit në nivelin më të ulët historik dhe pritshmërinë e Fitch për politikë monetare të lehtësuar të Bankës Popullore në periudhën e ardhshme, në mungesë të rritjes së normës së inflacionit gjatë vitit të ardhshëm dhe në mungesë të presioneve të mëtejshme në tregun e brendshëm valutor.
Agjencia e vlerësimit të kredive gjithashtu thekson se ekonomia e Maqedonisë ka histori të inflacionit të ulët dhe stabilitet financiar të mbështetur nga politika të besueshme makroekonomike dhe financiare, që korrespondon me ruajtjen e suksesshme të kursit stabil të denarit. Raporti thekson gjithashtu se, aktualisht, aksesi në financimin e jashtëm është i favorshëm dhe investimet e huaja janë të qëndrueshme.
Fitch vlerëson se sektori bankar ka ruajtur bazën e fortë, pavarësisht goditjes nga pandemia dhe heqjes graduale të masave të sektorit financiar për të “lehtësuar” barrën financiare për familjet dhe bizneset. Më tej theksohet se sistemi bankar është mjaftueshëm i kapitalizuar dhe fitimprurës.
Raporti thekson gjithashtu se edhe pse shtyrja e shlyerjes së kredisë përfundoi pothuajse plotësisht në tremujorin e parë të këtij viti, ajo nuk ndikoi në rritje të ndjeshme të kredive me probleme. Konkretisht, krahasuar me fundin e vitit të kaluar, norma e kredive me probleme u rrit vetëm për 0.1 pikë përqindjeje dhe më 30 qershor të këtij viti arriti në 3.4%, siç thuhet nga agjencia ndërkombëtare për vlerësimin e kredive.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}