Shkup, 6 shtator 2023
Banka Popullore në faqen e saj të internetit deri në fund të këtij muaji, do të fillojë të publikojë të dhëna krahasuese për llojin dhe lartësinë e tarifave për shërbimet më përfaqësuese që lidhen me llogaritë e pagesave, për ofrues individual të shërbimeve të pagesave (për bankë). Këto aktivitete të bankës qendrore ndërmerren për të forcuar më tej mbrojtjen e qytetarëve si konsumatorë të këtyre shërbimeve dhe mundësohen me Ligjin e ri për Shërbimet e Pagesave dhe Sistemet e Pagesave. Me qasjen në këto të dhëna, qytetarët do të mund të krahasojnë dhe vlerësojnë se cilat shërbime dhe produkte iu përshtaten më shumë nevojave të tyre. Krahas transparencës, pritet që kjo masë të kontribuojë edhe në rritjen e konkurrencës ndërmjet ofruesve të shërbimeve të pagesave ndërsa me këtë edhe në ofertën e kushteve më të favorshme.
Për këtë qëllim, Banka Popullore ka përgatitur listë me 11 shërbime më përfaqësuese në lidhje me llogarinë e pagesave për të cilat rregullisht, në mënyrë uniforme, do të mbledhë të dhëna për tarifat nga secili ofrues i shërbimeve të pagesave, të cilat do të jenë në dispozicion për qytetarët përmes platformës së veçantë për krahasimin e tarifave, që tashmë e kanë përgatitur shërbimet profesionale të bankës qendrore. Platforma do t'u mundësojë qytetarëve në mënyrë të qartë të bëjnë krahasime të tarifave për produkt ose shërbim të caktuar, kur të vendosin se tek cili ofrues të përdorin shërbimet e pagesave.
Ligji i ri për Shërbimet e Pagesave dhe Sistemet e Pagesave, i cili hyri në fuqi në fillim të vitit, ofron kornizë të mirë ligjore për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve si konsumatorë të shërbimeve të pagesave. Për herë të parë në historinë e përdorimit të shërbimeve të pagesave në vendin tonë, përcaktohet detyrim ligjor për ofruesin për të rregulluar të drejtat dhe detyrimet e konsumatorëve me marrëveshje kornizë në formë të standardizuar, e cila duhet të përmbajë edhe grup të detyrueshëm të informatave, duke përfshirë edhe mundësitë dhe kushtet sipas të cilit mund të ndryshohet ose ndërpritet. Megjithatë, rëndësi të veçantë për mbrojtjen e konsumatorit është detyrimi ligjor i ofruesit të shërbimeve të pagesave që t'i jap dokument informativ për tarifat, përpara se konsumatori të angazhohet t'i përdorë shërbimet e tij të pagesës me marrëveshjen kornizë. Dokumenti informativ për tarifat është i standardizuar dhe ka për qëllim t'u ofrojë konsumatorëve informacion të krahasueshëm për tarifat për shërbimet e pagesave më shpesh të përdorura në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ose të ashtuquajturat shërbimet më përfaqësuese. Ofruesi ka detyrimin ligjor të dorëzon raport për tarifat e ngarkuara deri te konsumatori, së paku një herë në vit.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}