Shkup, 6 gusht 2022
Rreth gjysma e të rinjve të moshës midis 13-15 vjeç besojnë se nuk kanë njohuri të mjaftueshme për menaxhimin e parave. Shumica e tyre mësojnë për menaxhimin e parave nga familjet e tyre. Nga sistemi financiar njohin më së miri funksionet e sektorit bankar, ndërsa besojnë se njohuritë financiare mund t'i marrin më së miri nëpërmjet ligjërimit klasik. Këtë e tregojnë rezultatet e anketës së Bankës Popullore të realizuar në vitin 2021 dhe gjysmën e parë të vitit 2022. Sipas të gjeturave, Banka Popullore vazhdon me aktivitetet e saj edukative, dhe njëkohësisht krijon mjete të reja, në formë të ligjëratave, prezantimeve dhe materialeve edukative.
Pyetjes “A mendoni se keni njohuri të mjaftueshme për të menaxhuar paratë në dispozicion?”, në vitin 2021, 41% janë përgjigjur se pjesërisht kanë njohuri, ndërsa 56% thanë se kanë njohuri. Në vitin 2022, 55% e të anketuarve konsiderojnë se pjesërisht kanë njohuri për menaxhimin e parave, ndërsa 43% konsiderojnë se kanë njohuri. Këto rezultate tregojnë se ka hapësirë të gjerë për përmirësimin e edukimit financiar në këtë moshë.
Për sa i përket vendit ku ata marrin informacion në lidhje me funksionet dhe menaxhimin e parave, dhe në vitin 2021 dhe 2022, të anketuarit kanë familjen si burimin kryesor me 37%, respektivisht 41% e të gjithë të anketuarve. Më tutje me pothuajse të njëjtin përfaqësim vijnë shkolla, interneti dhe media.
Sipas anketës, nxënësit janë më të njohur me shërbimet e sistemit bankar me 42%, respektivisht 33% në vitin 2021 dhe 2022. Këto rezultate janë në pajtim me strukturën e sistemit financiar në vend. Megjithatë, kjo tregon se ka nevojë për edukim edhe në segmentet e tjera të sistemit financiar.
Të pyetur se çfarë lloj ligjerimi parapëlqejnë nxënësit, shumica prej tyre, me 35%, respektivisht 29% në vitin 2021 dhe 2022, janë përgjigjur se parapëlqejnë ligjërimin klasik. Të dytat në listën e metodave të parapëlqyera edukative janë video materialet, më pas tekstet edukative në internet dhe broshurat e shtypura.
Ligjëratat nga fusha e edukimit financiar nga Banka Popullore mund të rezervohen në linkun e mëposhtëm: https://www.nbrm.mk/baranje-za-e-predavanje-fin-edu.nspx
Banka Popullore ka përkthyer gjithashtu “Udhëzuesin e Financave Personale” (https://www.nbrm.mk/content/Pametno_upravuvanje_so_parite__web.pdf) i disponueshëm në linkun e mëposhtëm: https://www.nbrm.mk/content/Menaxhimi-i-men%C3%A7ur-i-parave-web.pdf