Shkup, 6 dhjetor 2022
Banka Popullore shpalli thirrjen për punime për sesionin e 45 të Klubit të Hulumtuesve, i cili do të mbahet më 23 dhjetor 2022 (e premte), me fillim nga ora 14:00, në ambientet e Bankës Popullore. Hulumtuesit e interesuar mund të paraqiten duke dërguar materialin në adresën e emailit: [email protected], jo më vonë se 14 dhjetori 2022 (e mërkurë).
Punimet duhet të jenë të përgatitura në pajtim me prirjet dhe standardet e hulumtimit modern, që nënkupton analizë empirike, si dhe përfundime të sistematizuara nga hulumtimi.
Në seancat e Klubit si platformë e diskutimit dhe shkëmbimit të mendimeve të ekspertëve, mund të prezantojnë rezultatet dhe njohuritë nga hulumtimet/punimet në version pune.
Klubi i Hulumtuesve i Bankës Popullore është platformë e hapur për prezantime dhe diskutim të punimeve hulumtuese shkencore, veçanërisht në fushën e politikës monetare dhe makroekonomisë.
Anëtarësimi në Klubin e Studiuesve është me karakter të hapur.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}