Shkup, 5 nëntor 2022
Duke pasur parasysh nevojën e sigurim të të dhënave të detajuara dhe gjithëpërfshirëse për instrumentet financiare, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut filloi me publikimin e të dhënave të reja për treguesin e letrave me vlerë të borxhit. Ky tregues tregon lidhjet financiare mes sektorëve të ekonomisë kombëtare, si dhe mes sektorëve të ekonomisë kombëtare dhe sektorit të huaj, në bazë të letrave me vlerë të borxhit.
Me përgaditjen dhe publikimn e këtyre të dhënave u pasurua grupi i të dhënave statistikore të disponueshme të përshtatura me standardet statistikore europiane dhe ndërkombëtare, të cilat rregullisht do të publikohen në internet faqën e Bankës Popullore. Me këtë, bartësve të politikave ekonomike, si dhe publikut të gjërë, u vihet në dispozicion pasqyrë e standardizuar në detaje, e hartuar sipas parimit “nga kush te kush”, për gjendjen e letrave me vlerë të borxhit nga sektorët institucional mbajtës dhe emetues të letrave me vlerë.
Të dhënat hartohen me dinamikë tremujore dhe kanë të bëjnë me gjendjen përfundimtare të çdo tremujori, me bazë të pakonsoliduar, të shprehura me valutë vendase (në miliona denarë). Në internet faqën e Bankës Popullore është publikuar seri e të dhënave kohore nga tremujori i parë i vitit 2016 deri në tremujorin e dytë të vitit 2022, si dhe shpjegime të shkurtëra metodologjike të cilat përmbajnë informacione më të detajuara për përcaktimin, shtrirjen, standardet ndërkombëtare, sektorizimin, burimet e të dhënave dhe vlerësimin e letrave me vlerë të borxhit.
Hartimi i treguesit të letrave me vlerë të borxhit është edhe një hap i Bankës Popullore drejt sigurimit të treguesëve të nevojshëm shtesë në kornizat e standardit më të lartë statistikor për diseminim të të dhënave SDDS plus të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Banka Popullore plotësoi këtë standard në vitin 2019, duke ju bashkangjitur gruipit të 18 vendeve të botës të cilat e plotësojnë atë.
Të dhëna dhe shpjegime metodologjike
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}