Shkup, 5 shtator 2023
Banka Popullore zbaton politikat e duhura dhe ndërmerr masa përmes të cilave sigurohet reduktimi gradual i presioneve të çmimeve dhe forcohet rezistenca e sistemit bankar në kushtet e pasigurisë së zgjatur. Këto janë disa nga konkluzionet nga takimi i sotëm i guvernatores dhe viceguvernatorëve të Bankës Popullore me shefin e sapoemëruar të Zyrës së Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shkup, Sebastijan Sosa dhe me shefen e deritanishme, Stefani Eblle, e cila largohet në një pozicion të ri.
Për sa i përket sektorit bankar, u theksua se të gjithë treguesit e disponueshëm të likuiditetit, kapitalizimi dhe cilësia e portofolit të sistemit bankar tregojnë se ai edhe më tej është i sigurt dhe i qëndrueshëm. Rrjedhimisht, u theksua se me masat makroprudenciale dhe mikroprudenciale të Bankës Popullore të ndërmarra deri më tani, po forcohet vazhdimisht pozita kapitale e bankave, si dhe po përmirësohet cilësia e kërkesës për kredi. Efektet dhe efikasiteti i masave janë të dukshme nëpërmjet rritjes së kapitalizimit të bankave dhe nivelit historikisht të ulët të kredive me probleme në portofolet e tyre. Përfaqësuesit e FMN-së theksuan se në kushtet e pasigurisë së zgjatur, duhet të vazhdojnë të zbatohen këto politika të kujdesshme të Bankës Popullore, të cilat japin rezultate.
Në kuadër të takimit, u konkludua se banka qendrore ruan me sukses stabilitetin e kursit të këmbimit dhe stabilitetin afatmesëm të çmimeve, pavarësisht krizave të njëpasnjëshme.
Në takim, ndër të tjera, u theksua bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe i suksesshëm ndërmjet Bankës Popullore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në disa fusha që kanë të bëjnë me menaxhimin e politikave, por edhe me disa projekte të rëndësishme zhvillimore përmes të cilave në mënyrë shtesë forcohet kapaciteti institucional i Bankës Popullore.
Guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska falënderoi përfaqësuesen e lartë të deritanishme të FMN-së në vendin tonë për bashkëpunimin e frytshëm, duke theksuar se ashtu si deri më tani, edhe në të ardhmen, FMN-ja do të jetë partner i bankës qendrore në miratimin e politikave dhe forcimin e kapacitetetit të bankës qendrore.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}