Shkup, 4 dhjetor 2022
“Banka Popullore është në grupin e vendeve të rralla që nisi me normalizimin e politikës monetare, që nga fundi i vitit të kaluar përmes tërheqjes graduale të likuiditetit. Institucionet financiare ndërkombëtare konfirmojnë se përgjigja e bankës sonë qendrore ndaj inflacionit është në kohë dhe e përshtatshme, në fakt, nëse nuk do të ishte kështu, nuk do të kualifikoheshim as për Linjën e Kredisë së Maturisë dhe Likuiditetit të FMN-së”, theksoi viceguvernatorja Ana Mitreska në intervistën për “Blumberg Adria”. Ajo thekson se si rezultat i shtrëngimit të politikës monetare, tashmë vërehet prirje e moderuar rritëse e normave të interesit të kredive të reja dhe të depozitave të sapomarra, ndërkohë që për kreditimin nuk pritet rënie, por pritet ngadalësim i rritjes.
“Normën e interesit filluam ta rrisim edhe para se të fillonte ta bënte Banka Qendrore Europiane, dhe më fuqishëm se sa ata. Kemi ndërmarrë një sërë masash të tjera në fushën e rezervës së detyruar për të nxitur denarizimin, por edhe në sferën e forcimit të kërkesave për kapital për bankat” thotë Mitreska dhe thekson se përgjigja monetare ndaj goditjeve është vlerësuar si e përshtatshme nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe se nëse nuk do të ishte kështu, vendi nuk do të ishte në gjendje të kualifikohej për marrëveshjen PLL-së të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Efektet e politikave monetare tashmë janë të dukshme përmes rritjes së moderuar të normave të interesit për kreditë e reja dhe depozitat e sapomarra, veçanërisht në denarë, në pajtueshmëri me masat e ndërmarra nga banka qendrore për mbështetjen e kursimeve në denarë.
“Sinjalet monetare transmetohen me vonesë të caktuar kohore, që do të thotë se ndoshta do të pasojë rregullim i caktuar i politikave të interesit edhe në periudhën e ardhshme. Në lidhje me kreditimin, nuk presim rënie, por presim ngadalësim të rritjes, duke qenë se operojmë në kontekst të pasigurt, i cili do të kontribuojë në rënie të moderuar të prirjes për huamarrje, në kushtet e shtrëngimit të kushteve financiare", theksoi Mitreska dhe shtoi se “nga ana tjetër, sistemi bankar është në gjendje të mirë dhe mund të mbështesë rritjen e kredisë, kështu që me projeksionet e fundit makroekonomike të Bankës Popullore nuk pritet rënie, por ngadalësim i rritjes së kredisë, respektivisht këtë vit diku deri në 9,2%, dhe vitin e ardhshëm rreth 7% në bazë vjetore."
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}