4 nëntor 2021
Në kuadër të Programit Rajonal për forcimin e kapaciteteve të bankave qendrore të vendeve kandidate dhe vendeve të mundshme kandidate për anëtarësim në BE nga Ballkani Perëndimor, i cili është në zhvillim e sipër, përfundoi masa bilaterale në bashkëpunim me Bankën Popullore Kroate, e cili filloi në prill të këtij viti. Bashkëpunimi synon forcimin e mëtejshëm të funksionit të bankës tonë qendrore në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, veçanërisht në procesin e integrimit evropian të vendit. Ekspertët nga Banka Popullore Kroate, bazuar në përvojën e tyre në procesin e anëtarësimit në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore (ESCB), si dhe bashkëpunimin me institucionet evropiane pas anëtarësimit në BE, prezantuan draft udhërrëfyesin për Bankën Popullore në rrugën e saj drejt anëtarësimit në ESCB. Udhërrëfyesi përbëhet nga tre pjesë: e para i referohet organizimit të funksionit të marrëdhënieve ndërkombëtare të BPK-së, e dyta i referohet organizimit të funksionit të marrëdhënieve ndërkombëtare të BPRMV-së dhe pjesa e tretë i kushtohet mësimeve nga përvoja kroate, të cilat mund të jenë të dobishme për Bankën Popullore.
Përvoja e Bankës Popullore Kroate është e një rëndësie të madhe për forcimin e funksionit të bankës tonë qendrore në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe marrëdhënieve me BE-në, me qëllim përmbushjen e duhur të rolit të Bankës Popullore në procesin e anëtarësimit në BE dhe më vonë. Programi i financuar nga BE për forcimin e kapaciteteve të bankave qendrore në Ballkanin Perëndimor filloi në vitin 2019, në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Gjermanisë si koordinator i Programit, nëntëmbëdhjetë banka të tjera qendrore nga Sistemi Evropian i Bankave Qendrore dhe Banka Qendrore Evropiane, dhe do të implementohet deri në fund të vitit. Për këtë program rajonal, Bashkimi Evropian ka ndarë 2 milionë euro përmes Instrumentit të Asistencës së Para-Aderimit (IPA II).
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}