Shkup, 4 gusht 2023
Me qëllim të forcimit të edukimit financiar të popullatës së të gjitha kategorive të grupmoshave dhe profileve, Banka Popullore ndërmerr nisma dhe aktivitete në disa fusha. Ndër to është edhe mbështetja përmes përgatitjes të nxënësve tanë përfaqësues në Olimpiadën ndërkombëtare ekonomike, nga të cilët nxënësi David Stavrovi e fitoi medaljen e bronzit. Olimpiada ndërkombëtare ekonomike është konkurs prestigjioz ndërkombëtar në ekonomi për nxënës të shkollave të mesme, i cili zhvillohet nga viti 2018 e më tutje, dhe këtë vit u mbajt nga 25 korriku deri më 2 gusht 2023 në Greqi. Qëllimi i kësaj ngjarjeje është që përmes garës të forcojë njohuritë e studentëve në fushën e ekonomisë, dhe në të njëjtën kohë të nxisë frymën konkurruese dhe lidhjen ndërkombëtare të të rinjve.
Përfaqësuesit tanë në Olimpiadën e sivjetme, përveç Stavrovit, i cili është student në vitin IV në ShMP “Algoritam”, Shkup, janë edhe Stefanija Kuzmanova, viti III në Gjimnazin e Matematiko-Informatikës, Shkup; Rina Toleva, viti IV në ShMEJQSh “Vasil Antevski-Dren”, Shkup dhe David Arsovski, viti IV në ShMEJQSh “Vasil Antevski-Dren”, Shkup. Këta nxënës fituan rezultatet më të mira në Olimpiadën shtetërore ekonomike, e cila u mbajt më 31 maj 2023, me qëllim të nxitjes dhe thellimit të njohurive tek të rinjtë në fushën e ekonomisë, financave, biznesit dhe zbatimit ë modeleve matematikore në ekonomi.
Banka Popullore mori pjesë aktive në aktivitetet përgatitore të studentëve për pjesëmarrje në Olimpiadë, duke mbajtur një sërë leksionesh për studentët në hapësirat e bankës qendrore: “Të njoftohemi me Bankën Popullore”, “Politika monetare”, “Financat personale”, “Instrumentet pagesore – Mënyrat moderne për pagesa”, “Analiza e treguesve ekonomik me referencë të veçantë në koeficientin Xhini”, si dhe prezantime shtesë sipas kërkesave të nxënësve për plotësimin e njohurive dhe përgjigje të moduleve të ndryshme të ushtrimeve dhe lojërave edukative për Olimpiadën. Këto ligjërata janë pjesë e Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar në fushën e edukimit financiar, për nevojat e Olimpiadës ndërkombëtare ekonomike, ndërmjet Bankës Popullore dhe Unionit të matematikanëve. Qëllimi i bashkëpunimit me Unionin është zbulimi, mbështetja dhe inkurajimi i frymës konkurruese të studentëve me talent dhe njohuri të veçanta në fushën e ekonomisë, financave dhe biznesit.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}