Shkup, 4 maj 2023
Forumi Zyrtar Britanik i Institucioneve Monetare dhe Financiare ‒ FZIMF, këtë vit e rradhiti Bankën Popullore si të parën në botë në mesin e bankave qendrore dhe institucioneve financiare sipas përfaqësimit të grave në pozita drejtuese. Kjo është pjesë e njoftimit kushtuar Indeksit të barazisë gjinore të institucioneve financiare për vitin 2022, që për dhjetë vjet me radhë rradhit institucionet financiare sipas përfaqësimit gjinor.
Në njoftimin për përfaqësimin e grave në strukturat udhëheqëse të Bankës Popullore, theksohet se 70% e pozitave drejtuese në Bankën Popullore i realizojnë gratë. Ndërkaq, në listën e bankave qendrore të FZIMF-së me përfaqësimin më të lartë të grave në pozita drejtuese përfshihen edhe rezervat federale të San Franciskos, Çikagos, Mineapolisit dhe Klevelandit, bankat qendrore të Australisë dhe Norvegjisë dhe nga rajoni i Serbisë. Në raport theksohet se në botë vetëm 22 gra udhëheqin bankat qendrore (një më shumë se vitin e kaluar) dhe kjo situatë është praktikisht e pandryshuar në krahasim me vitin 2013 kur u vendos për herë të parë ky indeks, gjë që flet për ndryshime shumë të ngadalta në këtë fushë të botës financiare.
Indeksi i FZIMF-së e mat barazinë gjinore në 336 institucione, duke përfshirë 186 banka qendrore, 50 fonde pensionale, 50 fonde sovrane të pasurisë dhe 50 banka tregtare në mbarë botën, sipas përfaqësimit të burrave dhe grave midis punonjësve, vjetërsisë dhe pozicionit që ata mbajnë në organizatë. Sipas të dhënave të fundit, barazia gjinore po përmirësohet në të gjitha institucionet e listuara, por shumë ngadalë me 1 deri në 2 pikë, ndërkohë që fondet e pensioneve kanë rezultatin më të mirë. Nga 336 institucione, vetëm 14% drejtohen nga gra, që është përmirësim minimal në rezultat krahasuar me 2021 dhe 2022 (13,3% dhe 13,7%). Në raport theksohet se me këtë ritëm do të duhen 140 vjet për të mbyllur zbrastirën gjinore. Prandaj, ka ende punë për të bërë për të rritur përfaqësimin e grave në pozita udhëheqëse në financa në mbarë botën.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}