Shkup, 3 gusht 2022
Ekipi për edukim financiar i Bankës Popullore edhe në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2022 ka punuar në përmirësimin e edukimit financiar të popullsisë, përmes prezentimeve edukative, përgaditjen e materialeve edukative dhe organizimin e garave. Prej fillimit të vitit janë mbajtur 32 ligjërata, me të cilat janë përfshirë 1594 nxënës dhe 88 mësues dhe profesorë nga shkollat fillore dhe të mesme.
Për shkak të pjesëmarrjes më të madhe të nxënësve nga zonat rurale, gjatë mbajtjes së Javës Globale të Parasë, në muajin mars të vitit 2022, u organizua një karavan në kuadër të së cilit ishin të përfshira 8 shkolla, 443 nxënës dhe 35 mësues nga zonat rurale. Gjatë pjesës së parë të vitit 2022 janë mbajtur gjithësej 15 ligjërata për shkollat në zonat rurale, me pjesëmarrje prej 46,9% të ligjëratave në total.
Përndryshe, vitin e kaluar 2021, është shënuar numër rekord i audiencës në ligjëratat e edukimit financiar të Bankës Popullore, me gjithësej 102 ligjërata në të cilat kanë marrë pjesë gjithësej 6351 pjesëmarrës, në mesin e të cilëve, nxënës, studentë dhe profesorë nga 70 shkolla të ndryshme. Për shkak të pandemisë kovid-19, ligjeratat në gjuhën maqedone dhe shqipe janë mbajtur përmes internetit.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}