Shkup, 3 korrik 2022
Banka Popullore vazhdon me aktivitetet për nxitje dhe mbështetje të veprimtarisë shkencoro-hulumtuese. U mbajt sesioni i 43-të i Klubit të Hulumtuesëve, në të cilin u prezantua punimi fitues i Konkursit për çmimin vjetor për punim hulumtues në makroekonomi dhe bankim, që është edhe një tjetër aktivitet i bankës qëndrore për nxitjen e hulumtimit. Bëhet fjalë për punimin e titulluar “Vlerësimi i shpërndarjes së të ardhurave në Maqedoninë e Veriut: Qasje bazuar në të dhënat tatimore të cilat kanë qenë të padisponueshme më pare” të hulumtuesit të ri Dimitar Funa.
Funa në prezantim theksoi se qëllimi i punimit, siç tregon edhe vet titulli, është të bëhet vlerësim më i mirë i shpërndarjes së të ardhurave në vend, nëpërmjet përdorimit të një grupi alternativ, të ri të të dhënave nga sfera tatimore. Me këtë krijohet qasje e re, alternative për vlerësimin e pabarazisë së të ardhurave. Funa theksoi se analiza e tillë do të kontribuojë në përforcimin e perceptimeve të pabarazisë në shpërndarjen e të ardhurave në vendin tonë, si dhe të dhëna të reja për bartësit e politikave.
Pas prezantimit u hap një diskutim mes pjesmarrësve të këtij sesioni të Klubit të Hulumtuesëve.
Klubi i Hulumtuesëve është një platformë e hapur për prezantimin dhe shqyrtimin e punimeve shkencoro-hulumtuese, veçanarisht në fushën e politikës monetare dhe makroekonomisë. Në sesione marrin pjesë analistë dhe hulumtues të institucioneve shkencoro-arsimore dhe financiare, studentë dhe pjesmarrës ose dëgjues tjerë të interesuar.
Anëtarsimi në Klub është me karakter të hapur dhe mund të bëhet nëpërmjet kërkesës për anëtarsim në adresë e mëposhtme elektronike: [email protected]. Anëtarët e Klubit marrin njoftime të rregullta për sesionet dhe aktivitetet e Klubit të Hulumtuesëve.
Sesionet mbahën çdo tremujor. Banka Popullore shpall thirrje deri te hulumtuesit për dorëzim të punimit, i cili mund të jetë edhe në version punues. Punimet hartohen në pajtim me prirjet dhe standardet e hulumtimeve bashkëkohore, me analizë solide empirike dhe përfundime të sistematizuara nga hulumtimi. Sesioni i ardhshëm i Klubit të Hulumtuesëve do të mbahet në shtator të këtij viti.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}