Shkup, 2 dhjetor 2024
Banka Popullore njofton qytetarët që të kenë kujdes për shkak të shfaqjes së shpeshtë të profileve, aplikacioneve dhe personave të rremë, të cilët elektronikisht apo nëpërmet thirrjes telefonike paraqiten si pjesë e kompanive me reputacion që ofrojnë një lloj ndihme, ndërmjetësimi, apo edhe shpërblime monetare, ndërkohë që kërkojnë të dhënat personale dhe pagesa të fondeve.
Banka Popullore apelon qytetarët që të mos i zbulojnë të dhënat personale dhe as të ndërmarrin aktivitete me kërkesë të personave të panjohur. Nëse keni marrë ose do të merrni në periudhën e ardhshme telefonata të papritura, e-mail ose SMS nga adresa ose numra telefoni të dyshimtë në të cilët ju ofrohet diçka që nuk duket reale dhe e vërtetë, ose nëse ju kërkohet të zbuloni të dhëna personale, mos filloni komunikim në të cilin do të jepni të dhënat tuaja personale ose do t'i përgjigjeni një kërkese për një transaksion/pagesë të fondeve tuaja në një llogari bankare.
Nëse qytetarët marrin një telefonatë ose mesazh përmes një mjeti tjetër të komunikimit (e-mail ose përmes rrjeteve sociale) nga një person për të cilin dyshojnë se përfaqëson në mënyrë të rreme Bankën Popullore, ata duhet menjëherë ta raportojnë rastin në Bankën Popullore: [email protected].
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}