Shkup, 2 dhjetor 2023
Në vitet e fundit është arritur një progres i konsiderueshëm në forcimin e sektorit financiar. U miratua Ligji për Stabilitet Financiar, i cili Bankës Popullore i dha mandat makroprudencial dhe njëkohësisht u vendosën mekanizma për koordinim të përforcuar mes të gjithë rregullatorëve financiar, si dhe kornizë të përforcuar për monitorimin e rreziqeve sistematike. Gjithashtu, u miratua edhe Ligj i ri i Ndërhyrjes së Jashtzakonshme, dhe rrjedhimisht punohet edhe në rregullativën nënligjore e cila rrjedh nga ky ligj. Për të inkorporuar në mënyrë përkatëse rreziqet nga ndryshimet klimatike në kuadër të menaxhimit me rreziqet në sistemin bankar, u miratua Strategjia e parë për financa të gjelbra, si dhe u përgadit një qarkore për bankat. Banka Botërore siguroi mbështetje të konsiderueshme për të gjitha këto aktivitete. Kjo u konstatua bashkërisht në takimin midis guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska dhe ekipit të saj me delegacionin e Bankës Botërore, të udhëhequr nga nënkryetarja për Europë dhe Azi Qëndrore, Antonella Basani, drejtoresha për Ballkan Perëndimor, Shaoçin Ju, si dhe drejtori për Maqedoni të Veriut dhe Kosovë, Masimiliano Paolluçi, gjatë të cilit u shprehen mirënjohje nga të dyja palët për bashkëpunimin e deritanishëm dhe u shpreh shpresa dhe përkushtimi për vazhdimin e marrëdhënieve të suksesshme.
Vizita e nënkryetares për Europë dhe Azi Qëndrore, Antonella Basani ishte në kuadër të aktiviteteve për shënimin e partneritetit tridhjetë vjeçar të vendit dhe Bankës Botërore. Në tre dekadat e kaluara, Banka Botërore ka qenë një partner i rëndësishëm i Bankës Popullore, në zhvillimin e kapaciteteve dhe ndërtimit të kornizës funksionale për vendosjen dhe ruajtjen e stabilitetit makroekonomik. Bashkëpunimi mes dy institucioneve do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, veçanarisht nëpërmjet forcimit të mëtejshëm të kornizës makroprudenciale, përgaditjes së akteve nënligjore për funksionalizimin e Ligjit të Ndërhyrjes së Jashtzakonshme, përmirësimit të sferës së pagesave, si dhe përballjes me sfidat të ndryshimeve klimatike.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}