Shkup, 2 nëntor 2021
Guvernatorja Angelovska-Bezhoska, si përfaqësuese e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bordin të Iniciativës së Vjenës, mori pjesë në dy panel diskutime në kuadër të Konferencës Vjetore të Iniciativës së Vjenës, e cila këtë vit u mbajt në Kroaci.
“Duke pasur parasysh moszhvillimin e tregjeve të kapitalit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, sistemet bankare janë burimi kryesor i jashtëm i financimit të sektorit të korporatave. Prandaj, mbështetja solide e kredisë gjatë pandemisë i ndihmoi kompanitë të përballonin më lehtë goditjen e likuiditetit me të cilën u ndeshën. Për të vazhduar kreditimin e kompanive, e cila është veçanërisht e rëndësishme kur mbështetja fiskale është në rënie, është e nevojshme të ruhen kapacitetet kapitale dhe likuiditeti i sistemeve bankare”, kështu u shpreh guvernatorja në panel-diskutimin e parë kushtuar sfidave të sistemit bankar, të drejtuar nga z. Francis Mullig, drejtor i sistemit financiar të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Ajo theksoi gjithashtu se për forcimin e mëtejshëm të qëndrueshmërisë së sistemit bankar, së bashku me Ministrinë e Financave, do të vazhdojnë forcimin e regullativës së brendshme dhe harmonizimin e mëtejshëm me atë europiane. Për këtë qëllim është përgatitur Ligji i ri për Stabilitetin Financiar dhe jemi duke punuar për Ligjin e ri për likudimin e bankave dhe Ligjin e ri për Bankat.
Në panelin e dytë, të kryesuar nga zëvendëspresidenti i BERZH, z.Mark Bowman, i cili iu përkushtua sfidave të politikës monetare në rajonin e CEI, guvernatorja theksoi se një nga mësimet e nxjerra nga kriza ekonomike globale ishte se nuk duhet të ketë tërheqje të parakohshme të mbështetjes për sektorin real, pasi mund të ngadalësohet procesi i rimëkëmbjes së ekonomisë. Ajo theksoi se politika e Bankës Popullore në periudhën e ardhshme do të synojë mbështetjen e rritjes ekonomike, duke pasur parasysh nivelin solid të rezervave valutore dhe zhvillimeve të inflacionit.
Mirëpo, hapësira për reagim të politikave makroekonomike nuk është e pakufizuar dhe prandaj është e nevojshme t'u kushtohet më shumë vëmendje politikave strukturore, të cilat janë kyçe për rritjen e potencialit afatgjatë për rritje ekonomike”, tha Angelovska-Bezhoska.
Në këtë forum të profilit të lartë marrin pjesë guvernatorë të bankave qendrore dhe drejtues të organeve rregullatore, përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Komisionit Evropian, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Evropiane të Investimeve, Bankës Botërore, si dhe përfaqësues të grupacioneve më të mëdha bankare. Iniciativa e Vjenës është një kornizë për ruajtjen e stabilitetit financiar të vendeve në zhvillim në Evropë, e formuar në përgjigje të krizës financiare globale.