Shkup, 2 shtator 2024
Me fillimin e vitit shkollor, fillon edhe cikli i ri i ligjëratave të Bankës Popullore në fushën e edukimit financiar. Edukimi financiar është pjesë e qëllimeve strategjike të Bankës Popullore, kështu që duke siguruar vazhdimësi në proces dhe duke rritur në vazhdimësi mbulimin e popullatës nga grupet e ndryshme të synuara, synohet përmirësimi i edukimit financiar në vend.
Për të caktuar një ligjëratë në pjesën e edukimit financiar, mësimdhënësit e shkollave të mesme dhe fillore duhet të plotësojnë formularin që mund ta gjejnë në faqen e edukimit financiar të Bankës Popullore https://www.nbrm.mk/finansiska-edukacija-al.nspx dhe ta dërgojnë në adresën elektronike [email protected], pas së cilës do të kërkohet organizimi i ligjëratës.
Në vitet e kaluara, Banka Popullore përmes aktiviteteve për promovimin e edukimit financiar ka edukuar rreth 22.500 qytetarë të moshave të ndryshme me nivel të ndryshëm të arsimit, si dhe ka përpiluar një numër të madh të materialeve për realizimin e edukimit financiar. Nën udhëheqjen e Bankës Popullore, rregullatorët financiarë miratuan Strategjinë e parë kombëtare të edukimit financiar për periudhën 2021 - 2025. Në përputhje me Strategjinë, është miratuar edhe Kodi i praktikave të mira, përmes të cilit sigurohen programe arsimore cilësore, një qasje e përkushtuar dhe korrekte nga të gjitha subjektet e përfshira në procesin arsimor, përfshirë nga sektori privat dhe civil.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}