Shkup, 5 shtator 2023
Është miratuar plani afatmesëm i aktiviteteve për menaxhim me rreziqet që lidhen me ndryshimet klimatike
Këshilli i Bankës Popullore në seancën e tij të rregullt miratoi planin e parë Afatmesëm për aktivitetet e Bankës Popullore në fushën e menaxhimit me rreziqet që lidhen me ndryshimet klimatike për periudhën 2023 - 2025. Me këtë plan vendoset kornizë gjithëpërfshirëse, sistematike dhe konsistente për aktivitetet që lidhen me menaxhimin me rreziqet nga ndryshimet klimatike. Efektet e ndryshimeve klimatike kanë karakter global dhe i prekin të gjitha sferat shoqërore. Ndryshimet klimatike janë çështje e rëndësishme për bankat qendrore për shkak të efekteve të tyre në stabilitetin e çmimeve dhe në stabilitetin financiar.
Në vitet e fundit, Banka Popullore në mënyrë aktive punon në këtë fushë, me përfshirjen e financave të gjelbra në synimet strategjike të Bankës Popullore, anëtarësimin aktiv në rrjetin ndërkombëtar të bankave qendrore dhe rregullatorëve, publikimin e të dhënave të rregullta për financat e gjelbra, si dhe ndryshimet në instrumentet monetare nëpërmjet mbështetjes së financimit të qëndrueshëm. Me zbatimin e planit të ri afatmesëm, aktivitetet e Bankës Popullore do të synojnë përmirësimin e kornizës ekzistuese rregullative dhe në miratimin e Udhëzimeve për mënyrën e menaxhimit me rreziqet që lidhen me ndryshimet klimatike nga bankat. Banka Popullore do të forcojë gjithashtu qasjen mbikëqyrëse, me përfshirjen graduale aktive të rreziqeve klimatike në vlerësimin e profilit të rrezikut të bankave. Duke pasur parasysh rëndësinë e rezistencës së sistemit financiar ndaj rreziqeve që lidhen me ndryshimet klimatike, banka qendrore parashikon përgatitjen e më shumë analizave të ndikimit të këtyre rreziqeve në sistemin bankar, si dhe zbatimin e testeve të stresit. Në Planin është theksuar rëndësia e koordinimit të aktiviteteve në vend dhe nevoja e bashkëpunimit me institucionet dhe organet e tjera shtetërore, duke pasur parasysh se çështjet klimatike kërkojnë qasje të koordinuar kombëtare. Me zbatimin e Planit Afatmesëm pritet njohje më e mirë e rreziqeve klimatike, përfshirja e tyre në analizat e sistemit bankar dhe politikës monetare dhe përmirësimi i potencialit të sistemit bankar për të mbështetur kalimin e ekonomisë drejt zhvillimit të gjelbër dhe të qëndrueshëm.
Këshilli miratoi edhe Raportin Vjetor për Mbikëqyrjen e Sistemeve të Pagesave dhe rekomandimet e dhëna për vitin 2022. Është vërtetuar se sistemet e pagesave funksionojnë me shkallë të lartë të sigurisë dhe disponueshmëri operative, ku disponueshmëria është në nivelin më të lartë.
Në seancë, Këshilli shqyrtoi edhe çështje të tjera në kompetencë të tij.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}