Shkup, 2 maj 2025
Në ditën e pavarësisë monetare, Banka Popullore tradicionalisht ndau Çmimin Vjetor për Hulumtues të Rinj për punimin më të mirë në fushën e makroekonomisë dhe bankave dhe sistemit bankar. Fituesja e vendit të parë për vitin 2025 është Jasna Tonovska, asistente dhe doktorante në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Shën
Kirili dhe Metodij” në Shkup, për punimin me titull “Paqëndrueshmëria e flukseve financiare ndërkombëtare: implikime për ekonominë maqedonase". Punimi thekson se paqëndrueshmëria e theksuar e flukseve financiare ndërkombëtare paraqet rrezik për performancën ekonomike të vendit, veçanërisht në afat të mesëm, duke arritur në përfundimin se masat makroprudenciale përfaqësojnë instrument efektiv për zbutjen e efekteve negative të kësaj paqëndrueshmërie, e cila bëhet veçanërisht e theksuar pas vitit 2020, si rezultat i rritjes së pasigurisë globale dhe rritjes së tensioneve gjeopolitike.
Me rastin e ceremonisë së ndarjes së çmimit, në Bankën Popullore u zhvillua takim me studiuesen e vlerësuar, guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska dhe Bordi për vlerësim të hulumtimeve i përbërë nga viceguvernatorja Ana Mitreska (kryetare) dhe anëtarët Sulltanija Bojçeva-Terzijan, drejtoresh në Njësinë për politikë monetare, hulumtim dhe statistikë dhe Mite Miteski, ndihmës i viceguvernatores, si dhe viceguvernatorët Fadil Bajrami dhe Emilija Nacevska.
Në takim u shkëmbyen mendime rreth punimit të vlerësuar dhe rëndësisë së punës kërkimore në miratimin e politikave të bazuara në prova. Theksi u vu në rëndësinë e mbështetjes që Banka Popullore u ofron studiuesve të rinj me qëllim nxitjen e aktivitetit kërkimor në vend. Në fakt, në nëntëmbëdhjetë vitet e fundit, pikërisht nëpërmjet këtij çmimi, Banka Popullore ka kontribuar në mënyrë aktive në nxitjen e aktivitetit kërkimor të të rinjve në fushën e makroekonomisë dhe bankave, duke rritur kështu kontributin e tyre shkencor me vlerë praktike në hartimin e politikave.
Sipas traditës, punimi i vlerësuar do të prezantohet në një nga sesionet e ardhshme të Klubit të Hulumtuesve të Bankës Popullore, i cili funksionon si platformë për zhvillimin e mendimit kërkimor dhe rrjet për lidhjen e ekspertëve në këto fusha.
Ndarja e çmimit është pjesë e festimit të 33 vjetorit të pavarësisë monetare dhe themelimit të Bankës Popullore. Forcimi i vazhdueshëm i kapaciteteve institucionale dhe kërkimore i ka mundësuar Bankës Popullore të shfaqet si institucion i njohur dhe i besueshëm në nivel ndërkombëtar, me kontribut të madh në sigurimin e stabilitetit makroekonomik dhe financiar në vend.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}