Shkup, 2 maj 2023
”Nuk mund të flitet për rritje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse pa barazi gjinore. Koncepti i mundësive të barabarta dhe shanseve të barabarta është e vetmja mënyrë për të shfrytëzuar potencialin e plotë ekonomik të një vendi. Megjithatë, vetëm gjysma e popullsisë femërore e forcës së punës në botë është aktive, për dallim nga ajo e meshkujve ku aktiviteti është rreth 75%. Pabarazia reflektohet edhe në kyçjen e grave në financa, kredi dhe pronësi të kompanive. Ka disa iniciativa, duke përfshirë edhe Bankën Popullore, për ndryshimin e këtyre pasqyrave në interes të barazisë gjinore dhe zhvillimit të ekonomisë”, theksoi viceguvernatorja e Bankës Popullore Ana Mitreska, në intervistë për magazinën televizive “Prikazna”.
Forumi Ekonomik Botëror përgatiti indeks të veçantë global të barazisë gjinore dhe rezultatet e fundit tregojnë se vetëm 68% e hendekut gjinor është mbyllur dhe se me këtë ritëm ndryshimi, do të na duhen edhe 136 vite të tjera për të mbyllur plotësisht hendekun. Të dhënat për vendin tonë janë pak më të mira, 75% e hendekut është mbyllur, por nevoja për përmirësim është e dukshme, duke marrë parasysh se nga 156 vende të botës jemi në vendin e 73-të. Nga ana tjetër, indeksi për pjesëmarrjen ekonomike dhe mundësitë ekonomike është shumë më i dobët dhe tregon se vetëm 58% e hendekut në botë është mbyllur. Me fjalë të tjera, liria financiare për gratë është shumë më e ulët, për shkak të pjesëmarrjes së ulët në fuqinë e përgjithshme të punës, pjesëmarrjes më të ulët në poste të larta dhe drejtuese si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, hendekut në paga etj.
“Në këtë kontekst, për rritje të qëndrueshme është i nevojshëm edhe sistemi financiar gjithëpërfshirës që ofron shërbime financiare për sa më shumë individë, përfshirë edhe gratë”. Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se në vendin tonë 80% e femrave kanë llogari, krahasuar me 90% të meshkujve. Në Europë, në këtë aspekt nuk ka dallim midis popullsisë mashkullore dhe asaj femërore. Dallimet në lidhje me përdorimin e kredive dhe kursimeve janë disi më të vogla. Gratë mund të krahasohen me burrat edhe në fushën e edukimit dhe sjelljes financiare digjitale. Edhe pse hendeku gjinor në fushën e edukimit financiar dhe përfshirjes financiare nuk është aq i madh, megjithatë ekziston hapësirë për përmirësim”, thotë Mitreska.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}