Shkup, 2 maj 2022
Transformimi i gjelbër dhe digjital në të ardhmën mund të kontribuojnë në ndërtimin e ekonomive më të fuqishme dhe rezistuese ndaj tronditjeve. Sfidat me të cilat ballafaqohen ekonomitë botërore, së pari me krizën shëndetësore dhe këtë vit kriza energjetike, si dhe presionet e çmimeve, tregojnë se duhet të kërkohen zgjidhje të reja dhe të mendohet më afatgjatë në lidhje me sigurimin e burimeve të qëndrueshme të energjisë dhe zmadhimin e prodhimit të ushqimit. Kjo u theksua në panel-diskutimin me temë “Ndërtim të ekonomive më të qëndrueshme në kuadër të tronditjeve të vazhdueshme” në kuadër të Konferencës së Tetë Ndërkombëtare Hulumtuese të Bankës Popullore, e cila u organizua në bashkëpunim me Bankën Europiane Investuese.
Në këtë panel-diskutim morrën pjesë guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, ministri i financave Fatmir Besimi, guvernatori i Bankës Qëndrore të Kroacisë, Boris Vujiçiq dhe nënkryetarja e BEI-ve, Liljana Pavllova, ndërsa në rol të kryetarit ishte drejtori ekzekutiv i Institutit Vienez për studime ndërkombëtare ekonomike, Mario Holcner.
Guvernatorja e Bankës Popullore tha se sektori financiar, veçanarisht bankat, treguan qëndrueshmëri të fortë gjatë krizës së koronës dhe ishin mbështetës të ekonomisë në trajtimin e tronditjeve. Gjendja dukshëm më e mirë e sektorit bankar të vendeve të rajonit në dhjetë vitet e fundit, në krahasim me krizën globale financiare, vjen kryesisht nga rregulloret që u miratuan lidhur me likuiditetin, kapitalin dhe menaxhimin me rreziqet. Ata edhe më tutje janë mbështetje për ekonominë. Me rëndësi është që sistemi bankar i jep mbështetje edhe transformimit të gjelbër nëpërmjet financimit të projekteve për burime të energjisë të rinovueshme dhe efikasitetit energjetik.
Vëmendja e politikëbërësve duhet të përqëndrohet në zbatimin e reformave strukturore, sepse në afat të gjatë vetëm ata mund të kontribuojnë në rritjen e potencialit ekonomik. Ka shumë faktorë që mund të ndikojnë, siç është konkurrueshmëria e ekonomisë, cilësia e kapitalit njerëzor, cilësia e institucioneve, inovacionet dhe përgaditja teknologjike etj. Digjitalizimi mund të kontribuojë shumë në rritjen e produktivitetit, tha guvernatorja.
Ministri Besimi theksoi se Qeveria ka dy prioritete, ato janë trajtimi i pasojave nga kriza energjetike dhe presioni i çmimeve, si dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Rritja e çmimeve paraqet një shqetësim për qytetarët dhe kompanitë, për këtë arsye Qeveria ndërmerr masa për ngadalësimin e rritjes së çmimeve dhe në atë mënyrë mbrojtjen e standardit të qytetarëve. Me 9 mars, Qeveria mirato pako prej 26 masave në shumë prej 400 miliona euro për rruajtjen e standardit jetësor të qytetarëve dhe sigurimin e likuiditetit të mjaftueshëm për kompanitë. Ministri shtoi se në kushte të krizës, kryesore është menaxhimi i krizës dhe ndërtimi i strategjisë kritike të insfrastrukturës. Për këtë qëllim, që prej vitit të kaluar Qeveria morri masa për zbutjen e pasojave të krizës energjetike, siç është ulja e TVSH-së për energji elektrike të amvisërive, si dhe mbështetja prej 10,6 miliona denar për ESM-në.
Nënkryetarja e BEI, Pavllova, theksoi se konflikti aktual luftarak, nëse vazhdon, edhe më shumë do ta pengon rimëkëmbjen globale nga pandemia dhe do ta zvogëlojë besimin e konsumatorëve, prodhuesëve dhe investitorëve, duke goditur lëvizjet investuese dhe konsumuese. Ekonomitë duhet të ballafaqohen me këto sfida, pa i anashkaluar ambicjet e gjelbëra dhe digjitale. Kriza aktuale e nxit trazicionin drejt praktikave për qeverisje të gjelbër dhe inovacione të përshtatshme për klimën. BEI është duke punuar në hartimin e një pakete qëndrueshmërie për vendet jasht BE-së, bujqësi të qëndrueshme dhe përshpejtim të prodhimit të energjisë së rinovueshme për përkrahje të sigurisë energjetike, tha nënkryetarja.
Ndërkohë, guvernatori i Bankës Qëndrore të Kroacisë, Vujiçiq, theksoi se rritja e ekonomisë digjitale sjell konkurentë të rinj në ndërmjetësit tradicional financiar. Për t’i bërë ekonomitë më të qëndrueshme, me rëndësi është që liderët e sektorit privat dhe publik të kenë perspektivë të gjërë, ti përshtatin shpejt politikat në kushte të ndryshimeve të shumta dhe të kërkojnë mënyra për ndërtimin e qëndrueshmërisë në shoqëri në kuptim më të gjërë.
Drejtori ekzekutiv i Insitutit Vienez, Holcner, theksoi se pandemia dhe lufta në Ukrainë do të veprojnë si katalizator për një numër të madh prirjesh dhe ngjarjesh në Europën Qëndrore, Lindore dhe Juglindore. Është e një rëndësie të bëhet zgjedhje e balansuar e politikave ekonomike, për shkak të trajtimit të reziqeve dhe sfidave, si dhe shfrytëzimin e mundësive.