Shkup, 2 prill 2023
Banka Popullore publikoi broshurë të posaçme informative për qytetarët për t'i informuar ata për mundësitë e hapjes dhe përdorimit të llogarisë pagesore me funksione bazë.
Ligji i ri për Shërbimet e Pagesave dhe Sistemet e Pagesave, i cili ka hyrë në fuqi më 1 janar 2023, përveç që përmban dispozita që do të nxisin konkurrencën ndërmjet ofruesve të shërbimeve pagesore, parasheh edhe disa zgjidhje për mbrojtje më të mirë të konsumatorëve. Ndër to është edhe futja e llogarisë pagesore me funksione bazë, përmes së cilës qytetarët do të mund të kryejnë transaksione pagesore për shlyerjen e detyrimeve të zakonshme apo transferimin e mjeteve te një person tjetër.
Llogaria pagesore me funksione bazë mundëson numër të pakufizuar të pagesave dhe tërheqje të parave të gatshme dhe numër të pakufizuar të transaksioneve pagesore në denarë, por nuk lejohet tejkalim, gjegjësisht të ashtuquajturin "bilanci negativ".
Për përdorimin e kësaj llogarie pagesore paguhet tarifë, por shuma e tarifës së përgjithshme mujore nuk guxon të jetë më e lartë se 0,1% e mesatares lëvizëse të pagës mesatare mujore neto të paguar në vend për 12 muajt e mëparshëm.
Aktualisht kjo tarifë është rreth 31 denarë, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave për pagën neto të paguar në vend. Llogaria pagesore me funksione bazë do të jetë pa kompensim për grup përdoruesish të të drejtave ligjore (mirëmbajtje ligjore, kompensim për dëmin e shkaktuar për shkak të dëmtimit të shëndetit ose zvoglimit, gjegjësisht të humburit e aftësisë së punës dhe kompensimi i dëmit për mbështetjen e humbur financiare për shkak të vdekjes së dhënësit të mbështetjes financiare; kompensimi për shkak lëndimit trupor sipas rregulloreve për sigurimin invalidor; ndihmë financiare nga mbrojtja sociale; papunësia e përkohshme; shtesa për fëmijë, bursa, kreditë dhe ndihma për nxënësit dhe studentët)
Qytetarët mund të kërkojnë transformimin e llogarisë pagesore “të zakonshme” në llogari pagesore me funksionebazë pranë bankës së tyre apo shtëpive të kursimit. Gjithashtu, bankat dhe shtëpitë e kursimeve janë të detyruara t’i informojnë qytetarët falas për shërbimet pagesore dhe tarifat që i ngarkojnë për përdorimin e llogarisë pagesore me funksione bazë, për të cilat janë të detyruara t'u japin dokument informues përpara lidhjes së marrëveshjes kornizë për hapjen e llogarisë pagesore me funksione bazë.
Më tepër informata për llogarinë pagesore me funkisone bazë do të gjeni në lidhjen: Broshurë për llogarinë pagesore me funksionet bazë.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}