Shkup, 1 shtator 2023
Edukimi financiar mundëson kuptim më të mirë të produkteve financiare, koncepteve dhe rreziqeve, si dhe zhvillimin e aftësisë për të miratuar vendime të qëndrueshme financiare, gjë që kontribuon në mirëqenien më të madhe shoqërore. Prandaj, edukimi financiar është një nga prioritetet strategjike të Bankës Popullore, ku vëmendje e veçantë i kushtohet edukimit të të rinjve, të cilët janë shtylla bartëse e së ardhmes së shoqërisë. Kjo u theksua nga guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska në takimin me kryetarin e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme Berin Muhamed. Në takim morën pjesë edhe viceguvernatorja Ana Mitreska dhe kryeekonomistja Aneta Kërstevska, si dhe përfaqësues të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme Ana Mlladenova, Iva Tërpeski, Vllatko Stojkoski, Ana Boshkova, Gent Bina dhe Filip Najdovski.
Në vitet e fundit, Banka Popullore investon në rritjen e përpjekjeve për forcimin e edukimit financiar dhe përfshirjen, në pajtim me strategjinë e parë kombëtare, në këtë fushë, miratuar nga rregullatorët financiar, të udhëhequr nga Banka Popullore. Ndër të tjera, aktivitetet e Bankës Popullore kanë parasysh rezultatet e Anketës së Bankës Popullore, e cila tregoi se rreth gjysma e të rinjve konsiderojnë se kanë njohuri të pjesshme rreth menaxhimit të parave. Pjesa më e madhe e tyre mësojnë për menaxhimin e parave nga familjet e tyre, ndërsa në lidhje për mënyrën e edukimit, konsiderojnë se më së miri mund t'i marrin njohuritë financiare përmes ligjëratave klasike, në kombinim me materiale edukative në internet dhe video materiale.
Në takim, përfaqësuesit e Unionit e theksuan edukimin financiar si një ndër prioritetet e nxënësve të shkollave të mesme, duke theksuar nevojën për futjen e edukimit financiar në procesin formal arsimor. Në takim, përfaqësuesit e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme prezantuan publikimin e tyre "Studimi i edukimit qytetar dhe financiar, edukimi mediatik dhe debati në shkollat e mesme si parakusht për ndërtimin e qytetarëve aktivë", ku bëhet shqyrtim i fushave kryesore në të cilën të rinjtë kanë nevojë për thellimin e arsimit formal, për shkak të përfshirjes dhe aktivitetit më të madh të tyre. Studimi i edukimit financiar në procesin arsimor është angazhim i Bankës Popullore, e cila do të realizohej përmes futjes së lëndës së veçantë ose përfshirjes më të madhe të segmenteve të veçanta në lëndët ekzistuese (edhe pse aktualisht është pjesërisht e përfaqësuar në arsimin fillor dhe të mesëm). Kjo është parashikuar si aktivitet i veçantë në Strategjinë për Edukim Financiar dhe Përfshirje Financiare, për të cilën realizohet bashkëpunim i vazhdueshëm me Byronë për Zhvillimin e Arsimit pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Takimi me Unionin e Nxënësve të Shkollave të Mesme është pjesë e angazhimeve të përgjithshme të Bankës Popullore për edukimin financiar të të rinjve, për këtë arsye rregullisht zhvillohen më shumë aktivitete për nxënësit e shkollave të mesme. Më shumë informacione rreth aktiviteteve mund të gjeni këtu.