Shkup, 1 korrik 2021
Miratohet Raporti mbi rreziqet në sistemin bankar në tremujorin e parë të vitit 2021 dhe u rishikua Informacioni vjetor mbi pagesat në vitin 2020
Në Raport theksohet se sistemi bankar vazhdon të funksionojë në kushte të pasigurisë ende të lartë për shkak të pandemisë, duke riafirmuar gatishmërinë e tij për t'iu përgjigjur rreziqeve me të cilat përballet dhe në të njëjtën kohë për të siguruar mbështetje të mëtejshme kreditore për ekonominë.
Më 31 mars 2021, norma e mjaftueshmërisë së kapitalit ishte 16.8%, që është një përmirësim i lehtë në krahasim me fundin e vitit 2020. Rritja e mjeteve vetjake, kryesisht si rezultat i fitimeve të riinvestuara, pati kontributin më të madh në rritjen e normës së mjaftueshmërisë së kapitalit.
Në tremujorin e parë të vitit 2021, në kushte të rritjes së mëtejshme të aktivës likuide të sistemit bankar maqedonas, indikatorët e likuiditetit ngelën në nivel të qëndrueshëm dhe të kënaqshëm. Rrjedhimisht, shumica e indikatorëve përmes të cilëve monitorohet dhe vlerësohet likuiditeti janë përmirësuar.
Për sa i përket rrezikut të kredisë, në tremujorin e parë të vitit 2021, norma e kredive joperformuese u rrit lehtë në 3.5%. Ky ndryshim është kryesisht një reflektim i kredive të amvisërive, ndërsa kreditë joperformuese korporative mbetën pothuajse të pandryshueshme. Mbulimi i kredive joperformuese me provizione është në nivelin 69.7%, i cili mbetet solid.
Sipas të dhënave të publikuara në Raport, sistemi bankar vendor vazhdon të funksionojë me fitim, gjë që është veçanërisht e rëndësishme për ruajtjen e pozicionit kapital të bankave, pra për stabilitetin dhe rezistencën e tyre.
Në mbledhje, Këshilli gjithashtu shqyrtoi informacionin vjetor mbi pagesat në vitin 2020. Të dhënat e paraqitura në Informacion konfirmojnë se shfaqja e pandemisë ka përshpejtuar proceset e digjitalizimit të pagesave. Kanalet për ekzekutimin e pagesave digjitale në vitin 2020 janë bërë edhe më të rëndësishme, veçanërisht inicimi elektronik i transfereve kreditore dhe përdorimi i tregtisë elektronike. Numri i përgjithshëm i pagesave të bëra në vitin 2020 regjistroi një rritje vjetore prej 10.2%, me një rritje prej 15.6% në numrin e pagesave të kryera me kartela pagesore. Nga ana tjetër, numri i transfereve kreditore ka rënë me 3.6% në bazë vjetore. Zhvillimet e tilla kontribuan në rritjen e mëtejshme të pjesës së kartelave pagesore (6.2 pp), e cila arriti në 56.2% në totalin e pagesave.
Të ndikuar nga kriza e koronës, në vitin 2020, qytetarët gjithnjë e më shumë kanë përdorur bankingun elektronik për të bërë pagesa, gjë që kontribuon në një rritje të konsiderueshme vjetore të numrit të transfereve kreditore në mënyrë elektronike prej 31.3%, në kushte të një rënie të konsiderueshme vjetore të numrit të transferimeve të kredisë në letër me 17.8%.
Sipas statistikave të pagesave, në vitin 2020 pati një rritje të vazhdueshme të pagesave me kartela pagesore për blerjen e produkteve dhe shërbimeve. Rritja e pagesave në tregti nëpërmjet kartelave pagesore të lëshuara nga emetuesit vendor të pajisjeve të vendosura në vend në vitin 2020 ishte e fortë dhe arriti në 25.9%. Kështu, rritje prej 21% u regjistrua në numrin e transaksioneve në pikat fizike të shitjes, por një rritje vjetore mbresëlënëse prej 2.2 herë u regjistrua në pagesat me kartelë në internet.
Gjatë mbledhjes, Këshilli shqyrtoi çështje të tjera brenda kompetencave të tij.