Përpunimi i të dhënave për sinjalizuesit dhe personat për të cilët dyshohet ose ka njohuri se kanë kryer, kryejnë ose do të kryejnë vepër të denueshme, joetike ose vepër të paligjshme dhe të palejueshme me të cilën dëmton ose kërcënon interesin publik bëhet për shkak të përmbushjes së detyrës së përcaktuar në Ligjin për mbrojtjen e sinjalizuesëve dhe akteve të përgjithshme ligjore të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me paraqitjen mbrojtëse përcjellet dyshim i arsyeshëm me qëllim të marrjes së informacioneve për dyshime ose njohuri se është kryer, kryhet ose me shumë mundësi do të kryhet vepër e denueshme, joetike ose vepër tjetër e paligjshme ose e palejueshme nga ana e një të punësuari ose anëtar të Këshillit të Bankës Popullore me të cilën dëmtohet ose kërcënohet interesi publik.
Banka Popullore i përpunon këto kategori të të dhënave personale:
- emri dhe mbiemri;
- adresa elektornike;
- të dhëna tjera të cilat mund ta zbulojnë identitetin e sinjalizuesit, të cilat me vetëiniciativë i dorëzon në fletparaqitje (nëse sinjalizuesi është anonim, nuk bëhet përpunim i të dhënave personale); dhe
- emri dhe mbiemri i punonjësit ose anëtarit të Këshillit të Bankës Popullore dhe të dhëna dhe informacione tjera (për dyshime ose njohuri se është kryer, kryhet ose me shumë mundësi do të kryhet vepër e denueshme, joetike ose vepër tjetër e paligjshme ose e palejueshme nga këto persona).
Shpjegime më të detajuara rreth paraqitjes së mbrojtur gjenden në:
- Ligjin për mbrojtjen e sinjalizuesëve;
- Rregullorja për paraqitje të brendshme të mbrojtur në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
- Udhëzimi për paraqitje të brendshme të mbrojtur në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë.
Të dhënat ruhen për dhjetë vjet.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}