Shkup, 20 prill 2021
Sot u zhvillua finalja e madhe e Kuizit Evropian të Parasë. Vendin e parë e fituan përfaqësuesit e Republikës së Hungarisë, vendin e dytë e fituan përfaqësuesit e Republikës së Irlandës, ndërsa në vendin e tretë u rëndit ekipi i Republikës së Sllovakisë.
Finalja evropiane u zhvillua në mënyrë virtuale drejtpërdrejt në kanalin Youtube të Federatës Bankare Evropiane, përmes platformës Kahoot në gjuhën angleze.
Në garë morën pjesë edhe fituesit tonë nacionalë Blagoja Trajçeski dhe Mihail Atanasovski nga shkolla fillore „Sv. Kliment Ohridski“ nga Manastiri, të cilët, në një konkurrencë prej 25 ekipeve nga 174 klasë, arritën të fitojnë vendin e parë në garën nacionale „Kuizi Evropian i Parasë“, e cila u mbajt më 24 mars 2021.
Gara nacionale në kuadër të Kuizit Evropian të Parasë është një nga ngjarjet më të mëdha me karakter garues-edukativ i destinuar për nxënës, të organizuar në vend viteve të fundit.
Asociacioni Bankar Maqedonas, në bashkëpunim me Bankën Popullore dhe Komisionin e Letrave me Vlerë dhe me mbështetje të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e organizon këtë garë për herë të tretë që është edhe pjesë e një projekti të rëndësishëm të Federatës Bankare Evropiane.
|
галерија 20.04.2021 финале на Европскиот квиз на парите |