Shkup, 1 prill 2022
Dje u mbajt sesioni i 42-të i Klubit të Hulumtuesëve i formuar nga Banka Popullore. Sesioni i parë i vitit u mbajt në formë virtuale shkaku kushteve pandemike. Në sesion u prezantua punim shkencor-hulumtues nga fusha e makroekonomisë dhe financave.
Pas hapjes së sesionit me fjalim të viceguvernatorës së Bankës Popullore, Ana Mitreska, u prezantua punimi “Euroizimi i amvisërive në Republikën e Maqedonisë së Veriut: A është afër apo larg niveleve optimale?” nga Tanja Jakimova, Millan Eliskovski dhe Artina Bexheti Baftijari.
Në punim veçohen motorët kryesorë të euroizimit të depozitave të amvisërive në ekonominë vendase, duke siguruar vlerësim epirik për nivelin optimal të euroizimit, sipas shembullit të studimit të FMN-së për këtë çështje. Amvisëritë janë mbajtësit më të mëdhenj të depozitave në bankat e vendit, me çka ata kanë pjesë të konsiderueshme të euroizimit të përgjithshëm në ekonomi. Në punimin është përdorur model i korigjimit vektor të gabimeve (VECM) për hulumtimin e faktorëve të cilët e kushtëzojnë euroizimin në amvisëritë, me që është përcaktuar një lidhje pozitive me transferet private, kompensimet e punonjësve dhe instrumentet monetare, ndërsa lidhje negative me PBB real për kokë banori. Rezultatet lidhur me mundësitë e vlerësuara janë në përputhje me efektin e pritur. Njëkohësisht, me analizën është vërtetuar se një kohë të gjatë euroizimi tek amvisëritë është duke lëvizur në kuadër të nivelit optimal. Në fund, u theksua se në të ardhmën, stabiliteti makroekonomik i siguruar nëpërmjet politikave dhe masave të drejtuar kah përforcimi i përdorimit të valutës vendase mundet edhe më shumë ta mbështesin prirjen e deeuroizimit të ekonomisë.
Pas prezantimit, sesion u diskutua nga pjesmarrësit, të nxitur nga punimi dhe përfundimet e arritura.
Sesioni i ardhshëm i Klubit të Hulumtuesëve do të mbahet në qershor të këtij viti.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}