Të dhënat për punonjësit dhe personat e emëruar në Bankën Popullore dhe për personat tjerë të cilëve u paguhen kompensime, si dhe të dhënat për praktikantët, përpunohen me qëllim të ushtrimit dhe përmbushjes së të drejtave dhe detyrimeve të caktuara, që dalin nga dispozitat ligjore si për personat ashtu edhe për Bankën Popullore.
Banka Popullore i përpunon këto kategori të të dhënave personale:
- emër dhe mbiemër;
- të dhëna për kontakt;
si dhe një grup shtesë të dhënash për kategoritë e ndryshme të subjekteve të të dhënave personale, varësisht nga rregullorja e llojit përkatës të kategorive të subjekteve.
Për këto të dhëna, e rëndësishme është rregullorja ligjore vijuese:
- Ligji për Marrëdhënie Pune;
- Ligji për Evidencat nga Sfera e Punës;
- Ligji për Tatim mbi Të Ardhurat;
- Ligji për Kontributet nga Sigurimi i Detyrueshëm Social;
- Ligji për Marrëdhëniet e Detyrimeve;
- Ligji për Përmbarim;
- Ligji për Arsimin e Lartë;
- Ligji për Festa në Republikën e Maqedonisë;
- Marrëveshja kolektive në nivel të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë.
Të dhënat ruhen në varësi të llojit të kategorive të lëndëve dhe qëllimit për të cilin përpunohen. Llogaritjet përfundimtare të pagave të punonjësve ruhen në mënyrë të përhershme, dokumentat me llogaritjen e pagave ruhen për 45 vjet, dokumentet për pagesën e kompensimeve të personave fizik dhe raportet për paaftësitë e përkohshme për punë (pushim mjekësor) ruhen 10 vjet, të dhënat e punonjësve të Bankës Popullore dhe të punonjësve të Bankës Popullore të angazhuar përmes agjencive për punësime të përkohshme ruhen për 45 vjet, ndërsa të dhënat për fëmijët ruhen një vjet pas përmbushjes së qëllimit për të cilin përpunohen. Të dhënat e punonjësve në sistemin e regjistrimit të kohës së punës ruhen për 3 vjet. Të dhënat për personat fizik që nuk janë të punësuar në Bankën Popullore, por që kryejnë punë, pra i ofrojnë shërbime Bankës Popullore në bazë të kontratës së lidhur ose një akti tjetër, ruhen 10 vjet. Të dhënat për praktikantët në Bankën Popullore ruhen 1 vit.