Përpunimi i të dhënave për persona fizikë shfrytëzues të transfereve të shpejta të parave është me qëllim të përmbushjes së detyrimeve të Bankës Popullore që rrjedhin nga funksioni kontrollues dhe mbikëqyrës i Bankës Popullore. Qëllimi kryesor i arritur nga përpunimi i këtyre të dhënave përcaktohet nga legjislacioni, sipas të cilit është përcaktuar kufizim ditor për pranimin e mjeteve deri në 5000 euro për person dhe kufizim mujor për dërgimin e mjeteve për person në shumën 2500 euro. Është detyrim i Bankës Popullore që të monitorojë nëse ndonjë nga kreditorët ka tejkaluar kufijtë, gjë që praqet shkelje të vendimit ligjorë.
Banka Popullore përpunon këto kategori të të dhënave personale:
- emri dhe mbiemri;
- numri amë i shtetasit/numri i pasaportës ose dokumenti i identifikimit; kodi;
- data kryerjes së transaksionit;
- shuma e pagesës;
- kodi i valutës;
- kodi i shtetit nga i cili është bërë pagesa, gjegjësisht në të cilin do të bëhet pagesa;
- numri amë i ofruesit të shërbimit;
- numri i telefonit;
- emri i ofruesit të shërbimit;
- numri amë dhe emri i nënagjentit.
Të dhënat ruhen për dhjetë vjet nga pranimi i tyre në Bankën Popullore.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}