
mr. Petar Goshev
Guvernator i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë
Lindur: 9 maj, 1948, Pirava, Republika e Maqedonisë.
Statusi familjar: i martuar, dy fëmijë.
Edukimi: Diplomoi në Fakultetin Ekonomik në Shkup, në vitin 1971.
Magjistroi në vitin 1983 në studimin për “Zhvillim ekonomik me metoda të analizës ekonomike”.
Njohuri të gjuhëve: Angleze
Përvoja e punës: Pas diplomimit punësohet në fabrikën e autobusave “11 Tetori” , Shkup, në sektorin komercial.
Nga viti 1973 deri në vitin 1986 punoi në shumë funksione në Unionin e Sindikatave të Maqedonisë, mes të cilave edhe si anëtar i Këshillit dhe Kryesisë së SSM-së.
Nga viti 1986 deri në vitin 1991 ishte anëtarë i KQ -së të SKM-së dhe kryesisë së saj, ndërsa nga viti 1989 deri më 19 prill 1991 edhe kryetar, periudhë në të cilën SKM-ja u shndërrua në partinë social-dekomokrate.
Nga viti 1986 deri në vitin 1989 ishte anëtar i Këshillit Ekonomik të Unionit të ish RSFJ-së, ndërsa në vitin 1988 ishte anëtar i Komisionit të Qeverisë së Unionit për reforma ekonomike, kur u braktisën përfundimisht themelet e ekonomisë jotregtare.
Në vitin 1989 formoi dhe drejtoi Komisionin për reforma ekonomike dhe politike në Republikën e Maqedonisë, qëllimi i të cilit është: futja e sistemit të demokracisë parlamentare dhe ekonomisë së tregut.
Në vitin 1991 ishte kryetar i delegacionit të Republikës së Maqedonisë në Kuvendin e ish RSFJ-së dhe kryetar i Komisionit për politikë kreditore dhe monetare.
Nga viti 1991-1997 ishte anëtar i Këshillit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë.
Në vitin 1993 e themeloi Partinë Demokratike, e cila më vonë u quajt Partia Liberal-Demokratike, kryetar i së cilës ishte deri në vitin 1998.
Deputet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nga viti 1991 deri në vitin 1994 dhe nga 19.11.1998 deri më 31.10.2002.
Zëvendëskryeministër i Republikës së Maqedonisë dhe Ministër i Financave nga 01.11.2002 deri më 05.11.2003.
Guvernator i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë nga 21 maj 2004.