Gjatë kryerjes së aktiviteteve që rrjedhin nga funksioni i përcaktuar ligjërisht i agjentit fiskal, Banka Popullore përpunon të dhënat për pronarët e letrave me vlerë të qeverisë. Domosdoshmëria e përdorimit të këtyre të dhënave nga Banka Popullore lidhet ekskluzivisht me realizimin e këtyre aktiviteteve: realizimin e ankandeve të letrave me vlerë të qeverisë, regjistrimin e pronësisë së zotëruesve individualë të letrave me vlerë të qeverisë në Depozitarin qendror të letrave me vlerë, si dhe ndërmjetësimin me pagesën e principalit dhe kuponëve nga letrat me vlerë të qeverisë për personat fizikë dhe juridikë pronarë të letrave me vlerë të qeverisë.
Banka Popullore përpunon këto kategori të të dhënave personale:
- emri dhe mbiemri;
- numri amë i qytetarit ose numri i pasaportës (për jorezidentë);
- adresa;
- vendbanimi;
- shteti;
- llogari bankare;
- çmimi;
- shtetësia; dhe
- shumën nominale të dhënë të letrave me vlerë të qeverisë.
Afati i ruajtjes është jo më vonë se 2 vjet pas maturimit të emetimit të letrave me vlerë të qeverisë.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}