Përpunimi i të dhënave për personat që lëvizin në zonën e mbrojtur të Bankës Popullore bëhet në pajtim me nenin 90 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe Vendimin për përcaktimin e personave juridikë që janë të detyruar të kenë sigurim privat, për mbrojtjen e jetës ose shëndetit të njerëzve, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të të punësuarve për shkak të natyrës së punës, pronësisë, informacionit jetik dhe sistemeve të informacionit, si dhe për sigurimin e kontrollit të hyrjes dhe daljes nga ambientet zyrtare vetëm për qëllime sigurie.
Banka Popullore përpunon këto kategori të të dhënave personale:
- pamjen fizike dhe fiziologjike të personave fizikë që hyjnë dhe dalin nga ambientet zyrtare të Bankës Popullore;
- emri dhe mbiemri;
- numri i letër njoftimit;
- emri dhe mbiemri i të punësuarve në Bankën Popullore ku është referuar vizitori;
- koha e hyrjes;
- gjurmë gishtash (vetëm për vërtetimin me dy faktorë të administratorëve të sistemit të informacionit gjatë hyrjes në sallën e sistemit)
Të dhënat ruhen: 3 vjet, të dhënat e vizitorëve; 30 ditë, të dhënat e vëzhgimit me video; 1 ditë pas heqjes së autorizimit për hyrje të pavarur në sallat e sistemit, të dhënat biometrike.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}