Nga data 26 deri më 28 nëntor të këtij viti do të mbahet edicioni i shtatë i Ditëve të Edukimit Financiar të organizuar nga institucionet rregullatore financiare, në bashkëpunim me sektorin financiar privat.
Banka Popullore, si një nga organizatorët dhe pjesëmarrëse e Ditëve të Edukimit Financiar, shpall
THIRRJE PUBLIKE
për të gjithë qytetarët e interesuar për pjesëmarrje në Ditët e edukimit financiar
PROGRAMI
26 nëntor 2024
Ditë e hapur e Bankës Popullore
Ora: 11:00 – 14:00
Të interesuarit do të kenë mundësi të vizitojnë Bankën Popullore (hyrja në korrikorin e BP2). Vizitorët do të kenë mundësi të takohen me punonjës të Bankës Popullore dhe të bëjnë pyetje në lidhje me punën e Bankës Popullore, të paraqesin interesin për të ndjekur ligjëratë të edukimit financiar, të informohet për të drejtat e konsumatorëve të shërbimeve financiare.
27 nëntor 2024
Prezantime edukative onllajn
Ora: 11.00-13.00
Të interesuarit do të mund të ndjekin prezantime për tema të ndryshme përmes lidhjeve të video konferencës. Ju mund të shfaqni interesin tuaj në një ose më shumë nga temat e mëposhtme:
11.00 - Në botën e financave - Edukimi financiar për nxënës të shkollave të mesme – DMKEF
12.00 - Elementet mbrojtëse të parave maqedonase – DOTh
13.00 - Llogaritë pagesore me funksione bazë – DSP
Të interesuarit duhet të shpallin interesimin e tyre për të ndjekur prezantimet duke dërguar porosi në adresën e emailit: [email protected] ose përmes faqeve zyrtare të Bankës Popullore në rrjetet sociale “Fejsbuk”, “Tuiter” dhe “Instagram”. Në të njëjtën kohë, është e nevojshme të tregohet se për cilën prezantim / temë është regjistruar frekuentimi.
Afati i regjistrimit: më së voni deri më 26 nëntor 2024.
28 nëntor 2024
Fin Fit orë studentore
Ora: 12.00-13.00
Ligjëratat janë të dedikuara për studentë të ekonomisë dhe fakulteteve të tjera. Ekspertët nga Banka Popullore do të prezantojnë në këto tema:
12.00 Politika monetare e Bankës Popullore
12.30 Roli dhe rëndësia e të dhënave statistikore të Bankës Popullore
13.00 Të rinjtë dhe edukimi financiar – Klubi Alpbach Maqedoni
Të interesuarit do të kenë mundësi të vizitojnë Bankën Popullore (në hyrjen e korridorit të BP1), prezantime në sallën e konferencave në katin e 8të.
Qëllimi i këtyre aktiviteteve është të forcojë edukimin financiar, të inkurajojë përfshirjen financiare dhe të rrisë ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e konsumatorëve të shërbimeve financiare.
Prezantimet do të jenë të synuara për dëgjuesit me njohuri bazë dhe me njohuri më të avancuar. Pas çdo prezantimi ka hapësirë për pyetje nga qytetarët dhe diskutim me ekspertë nga Banka Popullore.