Mbahet mbledhja e rregullt e Këshillit të BPRM-së
Këshilli i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë sot mbajti mbledhjen e tij të rregullt në të cilën u shqyrtua dhe miratua Raporti për rreziqet në sistemin bankar në Republikën e Maqedonisë në tremujorin e dytë të vitit 2018. Ku u theksua se në tremujorin e dytë të këtij viti, sistemi bankar e ruajti dhe forcoi stablitetin e tij. Në të njëjtën kohë, gjatë shqyrtimi të Raportit u theksua se u përshpejtua rrija e aktiviteteve në sistemin bankar, ndërsa profitabiliteti regjistroi përmirësim të mëtejshëm. Pas rënies sezonale në tremujorin e parë të vitit, në tremujorin e dytë të vitit 2018, në kushte të lehtësimit të moderuar të kushteve të kreditimit, aktiviteti kreditues ndaj sistemit bankar regjistroi rritje prej 2,7%. Kontribut më të madh ndaj rritjes së aktivitetit në tregun e kredive kishte sektori i “amvisërive”, por edhe kreditimi ndaj sektorit të korporatave ishte gjithashtu solid dhe kishte kontribut të rëndësishëm në ndryshimin tremujor të aktivitetit kreditues. Rritja prej 2,5% e depozitave në tremujorin e dytë del nga depozitat e ndërmarrjeve, me kontribut të mëtejshëm pozitiv edhe të depozitave të amvisërive.
Në tremujorin e dytë të vitit, sipas raportit të miratuar, rritja tremujore e kredive me probleme ishte 2,1% dhe ishte më e pranishme në portfolion e kredive të korporatave të bankave. Rritja tremujore e kredive me probleme të amvisërive u përshpejtua deri në nivelin prej 3%, kontribut më të madh për të cilin dhanë kreditë konsumatore të miratuara me afate më të gjata. Si pasojë e rritjes solide të aktivitetit kreidutes të bankave, pjesëmarrja e kredive me probleme në totalin e kredive në tremujorin e dytë të vitit nuk ndryshoi në raport me tremujorin paraprak dhe është 5,1%.
Sipas të dhënave dhe perceptimeve të prezantuara në Raport, edhe në tremujorin e dytë të vitit 2018, treguesit për likuiditet të sistemit bankar u ruajtën në nivel stabil, ku mjetet likuide morën pjesë me rreth një të tretat në totalin e mjeteve të bankave, duke mbuluar më shumë se gjysmën e detyrimeve afatshkurtra dhe afër 60% të totalit të depozitave të amvisërive. Në gjysmë-vjetorin e parë, profiti i sistemit bankar vazhdon të rritet, ndërsa normat e kthimit të aktivit mesatar dhe kapitalit mesatar dhe rezervave arriti nivele solide, prej 2,4% dhe 21,3% respektivisht. Profitabiliteti i përmirësuar i sistemit bankar më së shumti ishte si rezultat i pagesës së pretendimeve paraprakisht të rezervuara dhe shitje të pronave të marra si pasojë e pretendimeve të papaguara.
Në raportin e miratuar, mes tjerash, është nënvizuar se aftësia paguese e sistemit bankar regjistron një përmirësim të vogël, ku norma e mjaftueshmërisë së kapitalit arriti 16,5%. Përmirësimi i treguesve për aftësinë paguese më së shumti është si pasojë e rritjes së pozicioneve kapitale, si rezultat i reinvestimit të profitit, pavarësisht rritjes së konsiderueshme të aktivitetit të bankave.
Ekspozimet e drejtpërdrejta të sistemit bankar ndaj rrezikut valutor dhe rrezikut nga ndryshimi i normave të interesit në portofolin e aktiviteteve bankare janë akoma të vogla dhe marrin pjesë me 6,5% dhe 4,9%, respektivisht në totalin e mjeteve vetjake. Megjithatë, me përfaqësimin e konsiderueshëm të kredive me komponentë valutore të amvisërive dhe kompanive jo-financiare, veçohet domethënia e rrezikut valutore për stabilitetin e tyre dhe rrjedhimisht, për stabilitetin e bankave, për të cilin parakusht thelbësor është politika e kursit stabil valutore të denarit në raport me euron.
Në mbledhje, Këshilli shqyrtoi dhe miratoi Vendimin për ndryshim të Vendimit për rezervën e detyrueshme, në të cilën ndryshimet iu referuan rezervës së detyrueshme për bankat afariste, e cila mbahet në euro. Me ndryshimet e miratuara në sistemin e rezervës së detyrueshme, BPRM, si dhe bankat tjera qendrore, që nga muaji nëntor do të fillojnë me vendosjen e kompensimit për rezervën e detyrueshme në euro, ku niveli i kompensimit do të jetë i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me normën e interesit të depozitave të disponueshme brenda natës në Bankën Qendrore Evropiane. Gjithashtu, në pajtim me këtë vendim, ndryshohet edhe llogaritja e tarifës të cilin bankat e paguajnë për tepricën e mjeteve të ndara mbi rezervën e detyrueshme në llogarinë devizore në euro në MIPS, ku do të vërtetohet sipas normës së barabartë me normën e interesit të depozitave të disponueshme brenda natës në Bankën Qendrore Evropiane, e cila është zvogëluar për 0,15 pikë përqindjeje.
Këshilli shqyrtoi edhe çështje tjera brenda juridiksionit të tij.