Shkup, 2 korrik 2021
Sesioni i 39 -të i Klubit të Hulumtuesve të krijuar nga Banka Popullore u mbajt dje. Ngjarja u hap nga viceguvernatorja, Ana Mitreska, me një fjalim përshëndetës, i ndjekur nga prezantimi i punimit “Ndikimi i Sipërmarrësisë në rritjen ekonomike të vendeve në tranzicion dhe vendeve të rajonit MENA (Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut): me fokus të veçant të rastit të Maqedonisë së Veriut” nga Rejhan Sulejman, e cila për këtë punim mori Çmimin vjetor të Bankës Popullore për Hulumtuesit e Rinj për punim më të mirë në fushën e makroekonomisë dhe bankave për vitin 2021.

"Banka Popullore me sukses organizon Klubin e Hulumtuesve, pavarësisht sfidave të paraqitura nga pandemia. Klubi është një platformë për prezantimin dhe zhvillimin e punimeve hulumtuese-shkencore, veçanërisht në fushën e politikës monetare dhe makroekonomisë. Sesionet e Klubit promovojnë punime shkencore jashtëzakonisht të rëndësishme dhe mundësojnë shkëmbimin e njohurive midis studiuesve në fushën e ekonomisë. Një nga ato punime është edhe punimi i Rejhan Suleјman, fituese e këtij viti të Çmimit vjetor të Bankës Popullore për Hulumtues të rinj. Punim hulumton një fushë relevante, më përkatësisht vlerëson efektin e sipërmarrësisë në rritjen ekonomike.”- tha viceguvernatorja Mitreska, në fjalimin e saj përshëndetës.

Qëllimi i punimit të znj.Sulejman, siç u theksua në prezantim, është të analizojë ndikimin e sipërmarrësisë në rritjen ekonomike në vendet në tranzicion dhe rajonin MENA, me një fokus të veçantë në ekonominë maqedonase. Punimi jep pasqyrë të sipërmarrësisë në vendin tonë në periudhën nga viti 1990 deri në vitin 2017, ndërsa analiza ekonomike është bërë duke përdorur një metodologji përkatëse – kalkulim me të dhëna panel. Siç vuri në dukje znj.Sulejman, në këtë hulumtim janë përdorur të dhënat për aktivitetin sipërmarrës në fazat e hershme (ang. TEA – total-early stage entrepreneurial activity) dhe të ashtuquajturit pronësitë e biznesit të themeluar (ang. EBO – established business ownerships), nga Global Entrepreneurship Monitor (GEM), si një bazë e qëndrueshme të të dhënave sipas vendeve. Siç u theksua edhe në prezantim, përfundimi kryesor nga analiza e znj.Sulejman është se aktiviteti sipërmarrës në fazën e hershme nuk ka një ndikim statistikisht signifikant në rritjen ekonomike, ndërsa bizneset sipërmarrëse të etabluara, ose të ashtuquajturat pronësitë e biznesit të themeluar, kanë një ndikim pozitiv në rritjen e PBB -së.
Pas prezantimit, gjatë sesionit, pati një diskutim midis pjesëmarrësve mbi disa çështje të nxitura nga hulumtimi i znj.Sulejman.
Sesioni i ardhshëm i Klubit të hulumtuesve do të mbahet në shtator, ndërsa Banka Popullore do të shpallë thirrje për hulumtuesit për prezentimin e punimeve në seancë.
Kohët e fundit, Banka Popullore shpalli Konkursin për Çmimin vjetor për Hulumtues të rinj për punim më të mirë në fushën e makroekonomisë dhe bankave për vitin 2022.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}