Shkup, 10 qershor 2022
Në kuadër të shënimit të 30-vjetorit të pavarësisë monetare, gjatë Javës Globale të Parasë, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Shkollën e Mesme Ekonomike “Shën Qirili dhe Metodi" - Ohër, më 23.3.2022, u mbajt kuiz edukativ në mënyrë virtuele për nxënësit e vitit të III dhe IV.
Në kuiz morën pjesë 75 gjimnazistë të cilët u përgjigjën në 20 pyetje nga fusha e veprimtarisë së Bankës Popullore dhe sistemit bankar përmes platformës “Kahut" (Kahoot.it), dhe faktorët kryesorë në përcaktimin e fituesve ishin përgjigjet e sakta dhe shpejtësia e përgjigjes së pyetjeve
Në fillim të muajit qershor, Banka Popullore ndau çmime për nxënësit që fituan pesë vendet e para sipas pikëve të fituara në kuizin edukativ. Njëkohësisht, u mbajt takim pune me udhëheqësinë e Shkollës dhe me profesorët të cilët morën pjesë në përgatitjen e nxënësve për kuizin, ku u diskutuan format e mundshme të bashkëpunimit të mëtejshëm në këtë fushë.
Banka Popullore edhe në të ardhmen do të ndërmarrë këtë lloj aktiviteti edukativ për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në vend, me qëllim të rritjes së nivelit të edukimit financiar të nxënësve.