Thirrje publike për të gjithë qytetarët e interesuar për pjesëmarrje në prezantimet edukative përmes videokonferencës
Nga data 23 deri më 25 nëntor të këtij viti do të mbahet edicioni i gjashtë i Ditëve të Edukimit Financiar që organizohen nga institucionet rregullatore financiare, në bashkëpunim me sektorin financiar privat. Banka Popullore, si një nga organizatorët dhe pjesëmarrëse e Ditëve të Edukimit Financiar, shpall
THIRRJE PUBLIKE
për të gjithë qytetarët e interesuar për pjesëmarrje në prezantimet edukative përmes videokonferencës mbi temat e mëposhtme:
– Politika monetare, më 23 nëntor në orën 14:00;
– Shërbimet pagesore dhe rishikimi i Ligjit të ri të Shërbimeve Pagesore dhe Sistemeve Pagesore, më 24 nëntor në orën 12:00;
– Informacione të nevojshme gjatë përzgjedhjes së kreditit, më 24 nëntor në orën 14:00;
– Struktura e sistemit financiar dhe rishikimi i zhvillimeve në sistemin bankar, më 25 nëntor në orën 14:00.
Qëllimi i këtyre aktiviteteve është të forcojë edukimin financiar, të inkurajojë përfshirjen financiare dhe të rrisë ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e konsumatorëve të shërbimeve financiare.
Prezantimet do të jenë të synuara për dëgjuesit me njohuri bazë dhe me njohuri më të avancuar. Pas çdo prezantimi ka hapësirë për pyetje nga qytetarët dhe diskutim me ekspertë nga Banka Popullore.
Të gjithë të interesuarit duhet të regjistrohen duke dërguar mesazh në:
- е-majl adresën: [email protected] ose
- faqet zyrtare të Bankës Popullore në rrjetet sociale Fejsbuk, Tuitër dhe Instagram.
Njëkohësisht, çdo qytetar i interesuar duhet të tregojë se për cilën prezantim/temë shfaq interes.
Afati i paraqitjes: më së voni një ditë para ditës së ligjëratës.