I nderuar guvernator Fullani,
I nderuar guvernator Hamza,
I nderuar Z. Strum,
I nderuar Z. Rambold, ,
Përfaqësues të bankave qendrore,
Zonja dhe Zotërinj,
Kam nderin dhe kënaqësinë të jem këtu me ju, në Tiranë, me rastin e mbajtjes së takimit të parë të Komitetit drejtues për projektin e përbashkët për bashkëpunim ndërmjet Bankës Qendrore Evropiane dhe bankave popullore qendrore të Eurosistemit, në njërën anë dhe bankat qendrore të Ballkanit Perëndimorë në anën tjetër.
Siç u përmend nga kolegët e mi më herët, pjesa më e madhe e aktiviteteve të projektit do të dedikohet vërtetimit të nevojave të bankave qendrore të Shqipërisë dhe Kosovës në procesin e anëtarësimit të tyre në sistemin Evropian të bankave qendrore, përmes forcimit të kapaciteteve dhe harmonizimin me standardet për veprimtari të bankave qendrore në BE.
Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë duke filluar nga viti i kaluar, në bashkëpunim me BQE-në dhe Eurosistemin, implementoi me sukses një projekt të këtillë. Me realizimin e projektit qartë u vërtetuan ndryshimet kah të cilat BPRM-ja duhet të drejtohet gjatë përgatitjes së saj për qasje kah sistemi Evropian i bankave qendrore. Konkretisht, raporti final, Analiza për nevojat e BPRM-së, përmbante 138 rekomandime për tejkalimin e boshllëqeve në lidhje me standardet e vendosura të UE-së në 11 fusha të veprimtarisë së bankave qendrore. Me kënaqësi mund të theksoj se një numër i tyre janë të realizuara, dhe një pjesë e tyre janë mishëruara në Strategjinë e punës së BPRM-së ose në Planin e punës për këtë vit. Sidoqoftë, për implementimin e tërësishëm të rekomandimeve do ketë nevojë për përkrahje teknike shtesë sa i përket eksperiencës dhe diturisë së BQE-së dhe bankave qendrore popullore të BE-së.
Prandaj, pikërisht kyçja e BPRM-së në këtë projekt regjional, i cili ka për qëllim të lehtësojë përgatitjet për implementimin e rekomandimeve që dolën nga raporti Analiza për nevojat e BPRM-së, përmes vendosjes së planit për implementimin e tyre, është shumë e rëndësishme. Kjo do të përfaqësojë bazë për përgatitjen dhe realizimin e projektit që pason, por edhe bazë për planifikimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit bilateral të mëtejshëm me bankat qendrore me të cilat BPRM-ja tanimë ka bashkëpunim tradicional, si dhe për vendosjen e bashkëpunimit me banka të tjera evropiane qendrore.
Realizimi i projekteve të ngjashme nga ana e BQE-së dhe BE-së në vitet e fundit, padyshim e vërteton angazhimin e tyre të vazhdueshëm për përkrahjen e bankave qendrore të vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre të kyçjes në SEBQ, dhe më vonë edhe në Eurosistemin. Nga ana tjetër, me realizimin e projekteve të këtilla mundësohet forcimi I bashkëpunimit ndërmjet bankave qendrore të regjionit dhe bankave qendrore të BE-së që është e pashmangshme në procesin e integrimit të tërë regjionit në BE.
Më lejoni që në fund të falënderoj BQE-në dhe BE-në për mundësinë që BPRM-ja të marrë pjesë në këtë projekt, tu dëshiroj suksese të gjitha institucioneve të kyçura në projekt, në pritje të thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit tonë dhe të falënderoj nikoqirët tanë për organizimin e këtij evenimenti.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}