Forum debati me temë “Perspektivat për të rinjtë nga anëtarësimi i plotë i vendit në NATO dhe BE - ndikimi mbi politikën monetare, biznesin dhe tregun e kapitalit”
Të nderuar,
Më lejoni të shpreh kënaqësinë dhe falënderimin tim për ftesën e sotme që të jem pjesë e këtij grupi të folësve eminent në këtë forum debati, i organizuar nga ana e Institutit për Biznes dhe Menaxhment, Hajdelberg - Shkup. Tema e forumit të sotëm është një dimension i rëndësishëm për prosperitetin e shoqërisë tonë, ekonomisë dhe mirëqenien e përgjithshme. “Pas shiut lind dielli” është një shprehje mirë e njohur edhe kyçja në një bashkësi të madhe, heterogjene dhe prosperuese siç është Bashkimi Evropian duhet të jetë “dielli” ynë atëherë kur të ballafaqohemi me vështirësi në rrugën drejt konvergjencës më të fuqishëm dhe më të shpejtë ekonomike dhe sociale.
Që nga fillimi i procesit të tranzicionit, Bashkimi Evropian paraqet një spirancë të rëndësishme institucionale, ekonomike dhe politike për të gjithë rajonin. Vetë procesi para-anëtarësimit për hyrje në Bashkim siguron mjete kyç dhe drejtime të cilat mbështesin dhe forcojnë procesin e përgjithshëm reformues në një vend, dhe bashkë me të forcon edhe themelet e tij dhe mirë përgatitet për momentin e anëtarësimit të plotë. Sot, roli im është të fol për atë se çka do të thotë hyrja në BE për politikën monetare dhe cilat janë efektet që mund ti ketë mbi ne si bankë qendrore. Një aspekt i kësaj çështjeje është se si mund anëtarësimi të ndikojë mbi ekonominë në tërësi, dhe me çfarë sfidash do të ballafaqohemi si krijues të politikave makroekonomike. Aspekti i dytë e prek çështjen e efekteve të anëtarësimit në unionin monetar, sepse integrimi ekonomik është një hap drejt integrimit monetar dhe adoptimit të euros si monedhë të përbashkët.
Sa i përket aspektit të parë, mënyra më e mirë për të nxjerrë përfundime është duke analizuar eksperiencën e ekonomive tjera në tranzicion të cilat tanimë e kanë kaluar procesin e integrimit evropian. Hyrja në BE, i paraprinë një valë e fuqishme e reformave strukturore dhe institucionale të cilat i forcuan themelet, në mënyrë të konsiderueshme përmirësuan perceptimin dhe rritën besimin në këto vende, duke zvogëluar premiumet e tyre për rrezik. Kjo mundësoi hyrje të fortë të kapitalit, i cili e mbështeti konvergjencën e mëtejshme reale dhe financiare. Sidoqoftë, pati një diferencim të madh në përfitimet e ekonomive nga qasja e rritur në kursimin e huaj, i cili, për ekonomitë e vogla është një shtesë e rëndësishme për kursimet e pamjaftueshme në vend. Në disa prej këtyre vendeve, flukset financiare u drejtuan në segmente produktive të mallrave për shkëmbim, duke çuar në ndryshime pozitive në strukturën e prodhimit, rritje të produktivitetit dhe konkurrencës, të cilët kontribuuan në përshpejtim të konsiderueshëm të konvergjencës reale dhe nivele më të larta të të ardhurave. Megjithatë, në disa prej tyre, kapitali i huaj u drejtua drejt sektorëve joproduktiv, gjegjësisht flukset financiare të kanalizuara nëpërmjet sektorit bankar dhe jo-bankë çuan në financim të tepërt të konsumit privat, respektivisht deri në nxehje të ekonomive, duke shkaktuar presione të fort të inflacionit dhe bilancit të pagesave duke e minuar ekuilibrin e brendshëm dhe të jashtëm dhe duke kontribuuar në konvergjencë konsiderueshëm më të ngadaltë. Kjo krijoi sfida edhe për politikëbërësit, përfshi këtu edhe bankat qendrore. Shfaqja e krizës globale ishte “frenë natyrore”, ndërsa në disa ekonomi edhe korrigjim i dhimbshëm i këtyre modeleve të paqëndrueshme ekonomike.
Në këtë moment, kur pas nesh gjendet kriza globale dhe të gjithë mësimet e marra nga ky episod i krizës, mendoj se si krijues të politikave jemi mësuar më mençur t’i përdorim përfitimet nga hyrja në BE dhe më mirë t’i trajtojmë sfidat e ardhshme. Duke marrë parasysh strukturën dhe karakteristikat e ekonomisë maqedonase, BE është ekonomia jonë spirancë, me të cilën edhe aktualisht kemi një nivel relativisht të lartë të integrimit tregtar dhe financiar. Më shumë se 70% e totalit të këmbimit tregtar me vendet e BE-së, banka në pronësi të vendeve të huaja janë nga BE, dhe shumica e flukseve financiar, përfshi këtu edhe investimet e huaja direkt gjithashtu rrjedhin nga BE. Më me rëndësi është ajo se këto flukse financiare janë në masë të madhe të drejtuara drejt segmenteve më produktive të orientuara drejt eksportit, të cilët i forcuan themelet e ekonomisë, nxitën rritjen dhe nuk kontribuuan për presione të inflacionit ose presione në rezervën valutore. Ky model, në të vërtetë është modeli më i përshtatshëm i konvergjencës edhe pas anëtarësimit në BE. Mbështetja më e vogël në flukset afatshkurtra jostabile financiare, dhe fokus më të madh në kapital më afatgjatë dhe stabil është mënyra e vetme si të rritet produktivitet në ekonomi dhe të përmirësohet konkurrenca e saj. Produktiviteti i ekonomisë maqedonas është vetëm rreth 40% nga produktiviteti gjerman, që qartë e thekson nevojën për flukse të shëndosha kapitale të cilat do të ndihmojnë mbylljen e këtij hendeku, dhe nuk do të shkaktojnë presione të inflacionit. Shpesh, hyrja në tregun e madh të përbashkët për mallra, shërbime, kapital dhe punë në BE, jo vetëm që është e lidhur me rritje më të shpejtë dhe konvergjencë reale por edhe me konvergjencën në nivelet e çmimeve. Me rritjen e rrogave dhe kalimin gradual drejt konsumit të shërbimeve më të shtrenjta, niveli i çmimeve mund të rritet, gjë që normalisht paraqet sfidë për politikën monetare. Këto presione të larta të çmimeve mund të shmangen pikërisht duke rritur produktivitetin, i cili me siguri do të krijojë një ambient më të favorshëm për politikën monetare, pa presione mbi normat e interesit.
Aspekti i dytë që duhet të theksohet është ndikimi i hyrjes në BE mbi integrimin e mëtejshëm monetar, adoptimin e euros si monedhë e vetme dhe roli që ka banka popullore qendrore në këtë kontekst. Anëtarësimi në BE për BPRM-në automatikisht do të thotë pjesëmarrje në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore (SEBQ). Në këtë mënyrë, po fillojmë të afrohemi shumë shpejt drejt Evropës në fushën e bankingut qendror. Si bankë qendrore do të jemi pjesë e shumë komiteteve, nën-komiteteve dhe trupave punuese të SEBQ-së, e cila është komponentë thelbësore për përforcimin e kapacitetit institucional dhe vendimmarrjes. Kjo është jetike për hapat e ardhshëm, sepse anëtarësimi në BE për një ekonomi të vogël dhe të hapur, me nivel të lartë të euroizimit dhe kurs fiks valutor, do të imponojë në mënyrë të pashmangshme nevojën për përgatitje serioze për adoptimin e euros. Për këtë duhet të kalohet e ashtuquajtura “test periudhë”, me anëtarësi në mekanizmin e kurseve të këmbimit (MKK) për të paktën dy vjet, duke siguruar një monedhë të qëndrueshme, sigurimin e inflacionit dhe normave afatgjate të interesit të krahasueshme me ato të BE-së dhe financa të disiplinuara publike. Të gjithë këto janë kritere për konvergjencë ndaj euros, të cilat në fund janë në fakt të reduktuara në ekonomi stabile dhe të shëndoshë dhe politikë të disiplinuar monetare dhe fiskale, si parakushte për integrim të pandërprerë monetar.
Për këtë arsye, anëtarësimi në BE jo vetëm që do të lehtësojë tregtinë dhe financat dhe do të lehtësojë lëvizjen e njerëzve, por gjithashtu do të hapë dyer për lëvizje graduale drejt monedhës së përbashkët. Përfitimet nga adoptimi i euros janë të njohura, veçanërisht për një vendi i cili ka një kurs fiks të këmbimit që do të thotë tranzicion më i lehtë. Monedha e vetme eliminon rrezikun valutor dhe kostot e transaksioneve, duke lehtësuar kështu tregtinë e mallrave dhe shërbimeve. Gjithashtu mund të ulë kostot për financim, duke mundësuar qasje më të lehtë në financa dhe mundësi më të mira për marrjen e vendimeve më të mira afariste. Monedha e vetme dhe pjesëmarrja në unionin monetarë i sigurojnë vendit mbështetje në kushte të vështirësive financiare dhe qasje në tregjet ndërkombëtare përmes të ashtuquajturit mekanizëm evropian për stabilitet. Natyrisht, adoptimi i monedhës së vetme në parim do të thotë braktisjen e mundësisë për zhvillimin e politikës vetjake monetare, e cila në vetvete përshkruan nevojën e sinkronizimit të ciklit ekonomik në vendin tonë me BE-në, duke e bërë politikën monetare të BQE-së të përshtatshme për ekonominë tonë. Në thelb, kjo kosto është më e vogël në krahasim me përfitimet nga tregu i vetëm dhe monedha e vetme, duke supozuar se të gjithë politikat do të jenë mjaftueshëm prudente për të siguruar themele të shëndosha dhe stabilitet dhe sinkronizim të ekonomisë.
Të përmbledhim, integrimi në BE është një proces i cili do të forcojë dhe do të formësojë reformat në shumë fusha, duke mbështetur procesin e konvergjencës reale, sociale dhe institucionale të vendit. Kjo do të ndikojë mbi bërjen e politikës monetare, si përpara edhe pas fazës përfundimtare të integrimit të plotë monetar. Sfidat për bankën qendrore janë shumëdimensionale - makroekonomike, institucionale dhe operative. Menaxhimi i duhur i këtyre sfidave do të kërkojë kapacitet të fortë institucional dhe vetëdijen e të gjithë politikëbërësve që për një integrim të pandërprerë nevojitet një ekonomi e shëndoshë, mungesë të mosbalanceve dhe politika prudente ekonomike.
Ju faleminderit.