Këshilli i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë sot e zhvilloi mbledhjen e tij të pestë ku u shqyrtua dhe miratua rregullativa për kontabilitet dhe raportim financiar të bankave dhe kursimoreve
Këshilli i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë sot e zhvilloi mbledhjen e tij të pestë ku u shqyrtua dhe miratua rregullativa për kontabilitet dhe raportim financiar të bankave dhe kursimoreve. Kjo rregullativë përfshin tri vendime, edhe atë: Vendimi për metodologjinë e regjistrimit dhe vlerësimit të zërave të kontabilitetit dhe të përgatitjes së raporteve financiare, Vendimi për llojet dhe përmbajtjen e raporteve financiare të bankave si dhe Vendimi për ndryshim të Vendimit për planin e llogarive (kontabël) për bankat. Miratimi i rregullativës e ka për qëllim harmonizimin me Standardet ndërkombëtare për raportim financiar (SNRF).
Standardi ndërkombëtar për raportim financiar 9 - Instrumentet financiare, i cili e zëvendëson Standardin ekzistues ndërkombëtar të kontabilitetit (SNK) 39, u referohet të gjitha aspekteve të instrumenteve financiare, përkatësisht aseteve financiare dhe detyrimeve financiare. Standardi përmban dispozita për kriteret e njohjes, klasifikimit dhe matjes, zhvlerësimit, çregjistrimit dhe kontabilitetit mbrojtës për instrumentet relevante financiare. Dispozitat për njohje fillestare, çregjistrim, si dhe pjesa më e madhe e dispozitave që kanë të bëjnë me klasifikimin dhe matjen e detyrimeve financiare në SNRF 9 janë të marra nga SNK 39. SNRF 9 jep mundësi për vazhdim të aplikimit të dispozitave të kontabilitetit mbrojtës nga SNK 39 deri në miratimin e një standardi të ri për makro kontabilitet mbrojtës. Në krahasim me SNK 39, i cili aktualisht aplikohet edhe për bankat edhe për kursimoret në Republikën e Maqedonisë, ndryshime më të rëndësishme ka në dispozitat për klasifikimin e aseteve financiare dhe dispozitat për matje të zhvlerësimit të aseteve financiare. Klasifikimi i aseteve financiare, për dallim nga rregullat e deritanishme komplekse për klasifikim të çdo aseti individual, do të bazohet në biznes modelin e bankës për menaxhim me asetet financiare dhe në karakteristikat e flukseve të kontraktuara monetare të aseteve financiare. Zhvlerësimi i aseteve financiare do të vlerësohet dhe përcaktohet në bazë të humbjeve të pritura kreditore për tërë periudhën e ekzistencës së asetit financiar, me çka zëvendësohet qasja e deritanishme për përcaktimin e zhvlerësimit vetëm në rast të humbjeve të shkaktuara. Rregullativa e përfshirë në të tri vendimet do fillojë të aplikohet prej 1 janarit 2018.
Këshilli shqyrtoi edhe çështje tjera brenda juridiksionit të tij.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}