Ju njoftojmë se sesioni i 41-të i Klubit të Hulumtuesve të Bankës Popullore do të mbahet më 22 dhjetor 2021 (e mërkurë), me fillim në ora 14.00, nëpërmjet një video konference në platformën elektronike "Webeks". Në sesion do të prezantohet punimi:
“Analizë sipas klasterëve e treguesve të veçantë të sistemeve bankare të Maqedonisë së Veriut, vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit”, nga Emilija Stojanova Ivanovska.
Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në këtë sesion të Klubit të Hulumtuesve mund të paraqesin pjesëmarrjen e tyre më së voni deri më 21 dhjetor të vitit 2021 (e martë) në e-mail adresën: [email protected]. Pas paraqitjes, të gjithë pjesëmarrësve të regjistruar do t'u dërgohen informacione rreth paraqitjes në platformën elektronike ku do të mbahet sesioni.
Theksojmë se anëtarësimi në Klub është me karakter të hapur, informata më të hollësishme për të cilin mund të gjeni në internet faqen e Bankës Popullore www.nbrm.mk në pjesën e Klubit të Hulumtuesve.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}