Shkup, 24 nëntor 2022
“Tronditja globale i preku të gjitha ekonomitë, por faktorët strukturor të brendshëm në secilën nga ekonomitë e përcaktojnë intensitetin e inflaiconit... Varësia nga importet dhe shkalla e hapjes tregtare e ekonomisë sonë janë dukshëm më të larta krahasuar me Bashkimin Europian. Hapja dhe varësia nga importi reflektohet tek importi dhe struktura e tij, më tej në strukturën e konsumit dhe rrjedhimisht në çmimet e vendit. Këto faktorë strukturor në masë të madhe e shpjegojnë dallimin mes inflacionit në vend dhe inflacionit në eurozonë”, theksoi Aneta Krstevska, ekonomistja kryesore e Bankës Popullore, e cila i prezanton projektimet më të reja makroekonomike para komunitetit të biznesit, në konferencën М6 Qendrës Edukative me titull “Hap para - ekonomia maqedonase në tronditje të dyfishtë – nga po lëvizim?”
Ajo theksoi se tensionet e mëtejshme gjeopolitike të invazionit luftarak mbi Ukrainën, në kushte kur bota vazhdon të ketë pasoja nga pandemia, kontribuan në përkeqësimin e ambientit global, ndikuan në mënyrë të pafavorshme në pritjet ekonomike dhe krijuan presione shtesë mbi çmimet e produkteve primare në botë. Bankat qendrore mbarë botës reaguan me shtrëngimin e politikës monetare për shkak të rritjes së forcuar dhe më afatgjate të inflacionit në botë, që reflektohet në kushtet e financimit.
“Lëvizjet globale ndikuan edhe mbi ekonominë e brendshme, nëpërmjet rritjes më të ulët krahasuar me projeksionet e muajit prill. Inflacioni për këtë vit rishikohet në rritje, duke pasur parasysh arritjet më të larta të deritanishme, por është e rëndësishme të theksohet se vitin e ardhshëm pritet të ngadalësohet norma e inflacionit, e cila do të shënojë 8-9% në vitin 2023, me ulje graduale të presioneve të çmimeve nga çmimet e importit, subvencionimin e çmimit të energjisë elektrike për industrinë ushqimore dhe shtrëngimin e kushteve monetare”. Krstevska theksoi se inflacioni në pajtim me projeksionet e Bankës Popullore edhe më tej do të stabilizohet, duke u ulur në nivel 2,4% dhe 2% në vitin 2024 dhe 2025.
Para biznes-komunitetit u shpjeguan të gjitha masat e ndërmarra deri tani nga Banka Popullore në lidhje me inflacionin, nëpërmjet më shumë instrumenteve. Njëkohësisht, u theksua se qasja e shtrëngimit gradual por të vazhdueshëm të politikës monetare tashmë po jep efekte në segmente të caktuara dhe priten efekte të mëtejshme, në masën e mundëshme me këtë lloj inflacioni - inflacioni i kostos. “Banka Popullore është e vendosur në ballafaqim me inflacionin dhe presionet e inflacionit, duka pasur parasysh se stabiliteti i çmimeve është parakusht bazë për rritje ekonomike” - përfundoi Kërstevska.
Në konferencën e mbajtur në kuadër të projektit “M6 Hap para”, u diskutua për sfidat me afat të shkurtër dhe ato afatgjate të ekonomisë maqedonase, nga përfaqësuesit e institucioneve dhe sektorit të biznesit.