Shkup, 18 nëntor 2022
Ditët e Edukimit Financiar, të cilat organizohen për të gjashtën herë, këtë vit do të mbahen nga data 23 deri më 25 nëntor, në kuadër të të cilave do të mbahen ligjërata në më shumë tema për çdo qytetar të interesuar.
Organizatorë janë Banka Popullore, Ministria e Financave, Komisioni i Letrave me Vlerë, Agjencia për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional - MAPAS dhe Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, ndërkaq pritet edhe përfshirja e sektorit financiar privat.
Banka Popullore, si një nga organizatorët dhe pjesëmarrëse e Ditëve të Edukimit Financiare, u bën thirrje publike të gjithë qytetarëve të interesuar që të paraqesin interesimin e tyre për pjesëmarrje në ligjëratat edukative, të cilat do të zhvillohen përmes videokonferencës.
Ligjëratat që do të zhvillohen në kuadër të Ditëve të Edukimit Financiar kanë për qëllim përmirësimin e edukimit financiar, nxitjen e përfshirjes financiare dhe rritjen e ndërgjegjësimit dhe mbrojtjes së konsumatorëve në shërbimet financiare.
Thirrjen publike dhe më shumë informacione për regjistrim për pjesëmarrje në ligjëratat elektronike mund të gjeni në linkun e mëposhtëm.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}