Shkup, 7 qershor 2022
Si pjesë e aktiviteteve të planifikuara të Bankës Popullore në kuadër të shënimit të jubileut të 30 vjetorit të pavarësisë monetare, njëzet nxënës të Shkollës Fillore "11 Tetori", Shkup garuan në lojën edukative “Fitoni dhe Kurseni”. Në fillim të muajit qershor, tre nxënës me rezultatin më të mirë në lojën edukative u shpërblyen me çmimet përkatëse.
Bëhet fjalë për aplikacionin celular të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili paraqet zgjidhje kreative për rritjen e njohurive në fushën e edukimit financiar dhe qasje inovative – video lojë në të cilën denari maqedonas përdoret dhe promovohet virtualisht.
Në konkurs, përmes lojës, pjesëmarrësit kishin mundësinë të mësojnë më shumë për vlerën e parasë dhe të tregojnë aftësitë e tyre për investim inteligjent të mjeteve në dispozicion, por edhe për shpenzimin e parave të fituara ‒ tërheqja e parave të gatshme nga bankomati, operim me mjete të depozituara prej llogarisë së kursimeve në bankë, mundësia e pagesës me para në dorë dhe me kartelë pagesore.
Loja edukative "Fitoni dhe Kurseni" mund ta shkarkoni falas në faqen e internetit të bankës qendrore, si aplikacion në "Uindous"(Windows) dhe "Android"(Android). Aplikacioni mund të shkarkohet në lidhjen e mëposhtme:
www.nbrm.mk/edukativni_igri_fin_edu-al.nspx