Me mbështetjen e Fondit për Zhvillimin e Fondit Evropian për Evropën Juglindore (EFSE DF)
Dje, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë, me mbështetje të Fondit për Zhvillim të Fondit Evropian për Evropën Juglindore (EFSE DF) realizoi punëtori njëditore për teknologjinë financiare - FinTech. Qëllimi i kësaj punëtorie është njohja më e hollësishëm e një pjese të profesionistëve të bankës qendrore me këtë industri të re financiare, si dhe analiza se sa aktuale është kjo çështje në suaza globale dhe cilat janë eksperiencat e deritanishme në vendet ku ka industri të zhvilluar FinTech dhe në vendet në zhvillim.
Siç theksoi Guvernatori i Bankës Popullore, D-r Anita Angelovska-Bezhoska në fjalimin e saj hyrës, edhe pse në kontinentin e Evropës, FinTech-kompanitë përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të tregjeve për veprimtari bankare, shërbime për pagesë dhe menaxhimin e mjeteve, ato vazhdojnë të rriten, sepse ato shpejt hynë në tregje dhe garojnë me bankat. Sipas indeksit për pranim të FinTech, një të tretat e konsumatorëve përdorin së paku dy ose më shumë FinTech-shërbime dhe bëhen më të vetëdijshëm për FinTech si pjesë e jetës së tyre të përditshme. Me vlerësimin e shërbimeve që i ofrojnë FinTech-organizatat në pesë kategori të gjëra - transfer i parave dhe shërbime për pagesë, mjete për planifikim financiar, kursime dhe investime, huamarrja dhe sigurime, Indeksi tregon se transferi i parave dhe shërbimet për pagesë vazhdojnë të kryesojnë në ndryshimin e arritur përmes FinTech-ut. Kjo sinjalizon se bankat qendrore duhet çdo ditë interesohen për ngjarjet të cilat dalin nga zhvillimi i kësaj teknologjie financiare dhe të edukojnë kuadrot e tyre, që të jenë të gatshme për sfidat e reja në nivel global, sepse siç potencoi Guvernatori Angelovska-Bezhoska, rritja e shpejtë e FinTech-organizatave krijoi shumë dilema, ndër ta edhe, dilemën kyçe se cilat janë përfitimet të cilat FinTech-u ia sjell shoqërisë nga njëra anë dhe cilat janë rreziqet të cilat FinTech-u i krijon nga ana tjetër.

Tema “FinTech fiton kujdes më të madh në komunitetin e bankave qendrore, duke përfshirë edhe bankën tonë qendrore”. Ne, me kujdes e përcjellim zhvillimin e FinTech-ut, duke vlerësuar përfitimet edhe rreziqet të cilat ato i bartin dhe përpiqemi të arrijmë përfitimin optimal, duke pasur parasysh kontekstin lokal. Një hap i rëndësishëm drejt kësaj është propozim ligji për pagesa, i cili pritet të sigurojë impuls për kompani të reja inovative, me shërbime inovative dhe të sigurta financiare” - theksoi Guvernatori Angelovska-Bezhoska në përfundim të fjalimit të saj.
Punëtorinë disaorëshe e udhëhiqte, z. Xhej Tikam, ekspert në fushën e FinTech-ut, i cili ka eksperiencë njëzet e gjashtë vjeçare në fushën e veprimtarisë komerciale, nga e cila, njëzet e dy vjet punon në segmentin e shërbimeve financiare. Theksi i prezantimit të tij ishte perceptimi dhe analiza e FinTech-ut nga pozita e bankave qendrore, ku profesionistëve të Banës Popullore u përcolli eksperienca të shumta dhe qëndrime të bankave tjera qendrore të Evropës. Në pjesën e dytë të punëtorisë u zhvillua një bisedë frytdhënëse në të cilën morën pjesë profesionistët e Bankës Popullore, puna e të cilëve përputhet me problematikën e FinTech-ut.

Kjo punëtori është vetëm një nga projektet e shumta të cilat Banka Popullore i realizon me mbështetjen e Fondit për Zhvillim të Fondit Evropian për Evropën Juglindore (EFSE DF), i cili është partner shumëvjeçar i bankës tonë qendrore në fushën e edukimit financiar.