Më 18. dhe 19. tetor të vitit 2018, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë është nikoqire e seminarit të organizuar nga ana e Autoritetit Bankar Evropian dhe Bankës Evropiane për rindërtime dhe zhvillim me temë: “Trajtimi i kredive me probleme në BE: aktivitete rregullatore dhe mbikëqyrëse”. Duke pasur parasysh ndikimin negativ të cilin e kanë kreditë me probleme mbi operacionet e bankave në korniza ndërkombëtare, në seminar do të prezantohen aktivitete më të rëndësishme të ndërmarra në kuadër të BE-së për zgjidhjen e kredive me probleme, si nga aspekti i ndryshimeve (propozimeve për ndryshime) në rregullativën ekzistuese bankare, ashtu edhe në aspektin e aktiviteteve mbikëqyrëse për trajtimin e shumës akoma të lartë të kredive me probleme në institucionet kredituese të BE-së. Përveç kësaj, në seminar do të prezantohen edhe eksperiencat e disa vendeve të rajonit për zgjidhjen e kredive me probleme. Nëpërmjet këmbimit të eksperiencave dhe perceptimeve të fituara në procesin e zgjidhjes së kredive me probleme, do të mundësohet përforcim i mëtejshëm i këtij procesi në vendet e caktuara, por edhe qasje të harmonizuar të aktiviteteve të ardhshme të cilat duhet të ndërmerren me qëllim të trajtimit të mëtejshëm me problemet e shkaktuara nga prania më e madhe e kredive me probleme.
Në seminar do të marrin pjesë përfaqësues të autoriteteve rregullatore dhe mbikëqyrëse nga Shqipëria, Sllovenia, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Republika e Serbisë dhe Maqedonia.

Në fillim të seminarit, Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska - Bezhoska mbajti fjalën hyrëse, e cila theksoi se edhe pas dhjetë viteve nga fillimi i krizës globale, problemi i kredive me probleme akoma ka një domethënie të madhe në korniza globale. Ajo theksoi se trajtimi i duhur me këtë problem dhe zhvillimi i mekanizmave parandalues janë shumë të rëndësishëm për funksionim të pandërprerë dhe rritje të aktivitetit të bankave. Ndër të tjera, ajo foli edhe për eksperiencën maqedonase, duke e përmendur nivelin më të ulët të kredive me probleme në raport me rajonin. Arsyet për këtë janë mungesë e rritjes së tepërt kreditore në periudhën para krizës, mbështetja e ulët e bankave në financimin nga jashtë dhe më e rëndësishmja, korniza e matur rregullatore. Përkundër faktit që ky problem në Maqedoni nuk është i shprehur si në vendet tjera, Guvernatorja theksoi ndërgjegjësimin për nevojën e mekanizmave për parandalues. Pikërisht për këtë arsye vazhdon rrumbullakimi i “Strategjisë për nxitje të trajtimit dhe përmirësimit të menaxhimit të kredive me probleme”, si një kornizë ndërinstitucionale dhe e sistematizuar për zgjidhjen dhe parandalimin e problemit me kreditë me probleme.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}