Agregatët monetarë - paraja e gjerë dhe përbërësit e saj
Paraja e gjerë М1 i përfshin paratë në qarkullim dhe depozitat e parave. Paraja e gjerë М2 (aktive likuide) përfshin agregatin monetar M1 dhe depozitat afatshkurtra. Paraja e gjerë М3 (përkufizimi standard i parasë së gjerë) përfshin agregatin monetar M2 dhe depozitat afatgjata me afat maturimi nga një deri në dy vjet. Paraja e gjerë М4 (gjithsej potenciali depozitues i sistemit monetar) përfshin agregatin monetar M3 dhe depozitat afatgjata për dy vjet, në denarë dhe valutë të huaj. Agregati monetar M3 paraqet përkufizim të harmonizuar ndërkombëtarisht të ofertës monetare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Depozitat në banka dhe kursimore
Depozitat në bankat dhe kursimoret e sektorit joshtetëror përfshijnë paratë e depozitave (llogaritë rrjedhëse), depozitat pa afat, depozitat njëditore, depozitat me afat dhe depozitat e kufizuara. Depozitat paraqiten sipas sektorit, valutës dhe strukturës së maturimit.
______________________________________________________________________
Arritjet e fundit:
Në mars 2025, paraja e gjerë (agregati monetar M3) realizoi rritje mujore prej 0,6%. Rritja vjetore e parasë së gjerë arrin 10,9% dhe kryesisht vjen nga rritja e parave të depozitave dhe depozitat afatgjata deri në dy vite, me kontribut më të vogël pozitiv nga paratë e gatshme në qarkullim dhe depozitat afatshkurtëra.
Në mars, totali i depozitave, shënoi rritje mujore prej 0,6% tërësisht si pasojë e rritjes së depozitave të sektorit korporativ. Në bazë vjetore totali i depozitave shënoi rritje prej 12,7% që vjen si pasojë e depozitave më të larta në të dy sektorët, me kontribut më të theksuar të depozitave nga sektori i “amvisërive”. Lexo më shumë...
________________________________________________________________


Arkivi i agregateve monetare dhe kreditore
Për informata më të detajuara lidhur me të dhënat statistikore të publikuara, mund të na kontaktoni në [email protected] ose në telefon 02 3215 181 lokal 116 (ose 110/108)