Monedha për koleksionim: „Inteligjenca artificiale“


Pamja e përparme:
Në anën e përparme, në pjesën qendrore të monedhës është paraqitur një fotografi e një pajisjeje digjitale për njohje optike me sensorë të integruar të retinës dhe kanale informacioni që lëvizin larg në formë të rrjetit me nyje të kontaktit. Në krye të monedhës shfaqet stema e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa përgjatë perimetirt është shkruar „Republika e Maqedonisë së Veriut“. Në pjesën e poshtme shfaqen mbishkrimet: „100 denarë“ dhe „2019“ Të gjithë mbishkrimet janë në gjuhën angleze.
Pamja e prapme:
Në anën e prapme, në pjesën qendrore të monedhës është shfaqur inteligjenca artificiale në formë të kristalit dhe qarkut elektrik në formë të trurit të njeriut prej të cilit zgjerohet një rrjet me sensorë që rrethon botën. Në krye të monedhës shfaqet fotografi e shtrëngimit të duarve si simbol i bashkëpunimit të ngushtë të njerëzimit me inteligjencën artificiale. Në krye, në anën e majtë shfaqet shenja „Ag925“. Përgjatë perimetrit paraqitet mbishkrimi në gjuhën angleze: „Inteligjenca artificiale“
Specifikimi i monedhës
|
Emri i monedhës
|
„Inteligjenca artificiale“
|
Emri i serisë së monedhave
|
/
|
Vlera nominale
|
100 denarë
|
Metal
|
Argjend (Ag) 925
|
Pesha
|
28,28 g (±0,50)
|
Dimensioni, forma
|
38,61 mm(±0,2), formë rrethore
|
Viti i emetimit
|
2019
|
Çmimi
|
3.200,00 denarë
|
Kontakt
|
Zoran Miletiq [email protected] +389 2 3108 374
|
Mënyra e pagesës:
Palët të cilat janë të interesuara për blerjet të monedhave koleksionuese mund të marrin informata përmes internet-faqes së Bankës Popullore dhe numrit të telefonit: 3 108 374, e-mail: [email protected], ose personalisht, në lokalet e Drejtorisë së Thesarit, ku janë të ekspozuara monedhat koleksionuese.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}