

Pamja e përparme:
Në pamjen e përparme të monedhës, në pjesën qendrore është vendosur stema e Republikës së Maqedonisë. Nën stemë është paraqitur viti i emetimit “2018”. Në pjesën e sipërme të pamjes së përparme është shënuar denominimi - “10 денари“ (10 denarë), ndërsa në pjesën e poshtme - emri i vendit që e emeton monedhën - „Република Македонија“ (Republika e Maqedonisë) (të dyja në gjuhën maqedonase). Në të dyja pamjet, përgjatë skajeve vertikale paraqitet një zbukurim me lule.
Pamja e prapme:
Në pamjen e prapme të monedhës, në pjesën qendrore gjendet portreti i Shën Sergij Radonezhski, me një aureolë të artë të shtypur dhe stoli në sfond. Mbi portret janë vendosur dy kristale të kuq “svarovski”. Përgjatë skajeve vertikale është shkruar emri i shenjtorit portreti i të cilit gjendet në pjesën qendrore të parasë. Në skajin e majtë poshtë është shkruar shenja “AG 925”.
Specifikimi i monedhës
|
Emri i monedhës
|
Shën Sergij Radonezhski
|
Emri i serisë së monedhave
|
Shenjtorët Ortodoksë
|
Vlera nominale
|
10 denarë
|
Metal
|
Argjend (Ag) 925
|
Pesha
|
7,00 g
|
Dimensioni, forma
|
17 x 24 mm, drejtkëndore
|
Skaji
|
i lëmuar
|
Kualiteti
|
I lëmuar me tampon shtypje me pluhur të artë dhe përmban kristale “svarovski”
|
Viti i emetimit
|
2018
|
Çmimi
|
1.500,00 denarë
|
Kontakt Zoran Miletiq
[email protected]
+389 2 3108 374
Mënyra e pagesës:
Palët të cilat janë të interesuara për blerjet të monedhave koleksionuese mund të marrin informata përmes internet-faqes së Bankës Popullore dhe numrit të telefonit: 3 108 374, e-mail: [email protected], ose personalisht, në lokalet e Drejtorisë së Thesarit, ku janë të ekspozuara monedhat koleksionuese.
Nëse pala është e interesuar dhe dëshiron të blejë ndonjërën prej monedhave për koleksionim, nevojitet personalisht të vijë në lokalet e Drejtorisë së Thesarit, ose të parashtrojë të dhëna për përpunimin e pro-faturës me anë të postës, ose fax: 3 108 221, me qëllim që të përpunohem dokumentet e nevojshme (pro-fatura) në bazë të së cilës do të kryhet pagesa e mjeteve përmes bankës, në LLOGARINË E TRANSAKSIONEVE: 100 0000000111 03.
Në bazë të dokumentit të vërtetuar për pagesën e mjeteve, palës i jepet monedha për koleksionim, bashkë me faturën.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}