Monedha për koleksionim: „LABIRINTI RUS“


Pamja e përparme:
në pamjen e përparme, në qendër është i paraqitur labirinti me dy vrima në monedhë. Në pjesën e sipërme të pamjes së përparme është e paraqitur stema e Republikës së Maqedonisë dhe nën stemë - viti i emetimit 2017. Përreth monedhës gjenden mbishkrimet: "Republika e Maqedonisë" dhe "100 denarë" (në gjuhën maqedonase) dhe fjala e urtë latine "PER ASPERA AD ASTRA" (që do të thotë "nëpër ferra deri tek yjet").
Pamja e prapme:
në pamjen e prapme, në pjesën qendrore është paraqitur labirinti që gjendet në Kopshtin e poshtëm të Oborrit të Petrit (Petrohof) (Rusi), me fontanë në qendër dhe Oborrin e Petrit në prapavijë. Në të dyja anët e labirintit janë paraqitur portrete. Në anën e majt është paraqitur statuja e Petrit të Madh - krijues i labirintit në Oborrin e Petrit dhe në anën e djathtë - statuja e Ana Jovanovës, e cila ka vazhduar punën e Petrit të Madh. Në pjesën qendrore të monedhës gjendet mbishkrimi "RUSSIAN LABZRINTH". Gjithashtu, janë paraqitur mbishkrimet: „Peter the Great“ dhe „Anna Ioannovna“ (përreth monedhës, përgjatë gjatësisë së perimetrit) dhe shenja "Ag925" në pjesën e poshtme të monedhës.
Specifikimi i monedhës
|
Emri i monedhës
|
Labirinti rus
|
Emri i serisë së monedhave
|
/
|
Vlera nominale
|
100 denarë
|
Metal
|
argjend (Ag) 925
|
Pesha
|
50,45 g
|
Deimensioni, forma
|
47 мм, formë rrethore
|
Viti i emetimit
|
2017
|
Çmimi
|
4.300,00 denarë
|
Kontakt
|
Zoran Miletiq [email protected] +389 2 3108 374
|
Mënyra e pagesës:
Palët të cilat janë të interesuara për blerjet të monedhave koleksionuese mund të marrin informata përmes internet-faqes së Bankës Popullore dhe numrit të telefonit: +389 3 108 374; e-mail: [email protected], ose personalisht, në lokalet e Drejtorisë së Thesarit, ku janë të ekspozuara monedhat koleksionuese.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}