Monedha „Cjapi“


Pamja e përparme:
Në pamjen e përparme, në pjesën qendrore të monedhës janë paraqitur katër atlase të cilët e mbajnë qiellin, dhe një rreth me simbole të të gjithë shenjave të horoskopit. Në një qelq të shtuar prej kobalti është paraqitur fotografi e qiellit verior me Yllin Polar në qendër, e rrethuar nga Cjapi yjor. Në pjesën e poshtme është paraqitur një vizatim i Sistemit Diellor. Në prapavijë është paraqitur një pjesë e hartës së qiellit. Në pjesën e poshtme të anës së përparme është paraqitur stema e Republikës së Maqedonisë dhe viti i emetimit të monedhës - “2018”. Gjithashtu, janë paraqitur mbishkrimet: „Република Македонија“ (Republika e Maqedonisë) dhe „100 денари“ (100 denarë).
Pamja e prapme:
Në pamjen e prapme, në pjesën e sipërme të monedhës është paraqitur fotografia e atlasit yjor Firmamentum Sobiescianum, i krijuar nga Johanes Hevelij në fund të shekullit të 17-të, me fotografi të Cjapit yjor në një qelq prej kobalti dhe simbol të shenjës së horoskopit Cjapi në pjesën e sipërme të monedhës. Në pjesën e poshtme është paraqitur fotografi e një cjapi (i quajtur Cjapi i Egër), në prapavijë një vizatim në të cilin është paraqitur Sistemi Diellor. Në anën e majtë është paraqitur emri latin i shenjës së horoskopit - CAPRICORNUS, ndërsa në anën e djathtë shenja „Ag925“.
Specifikimet e monedhës
|
Emri i monedhës
|
Cjapi
|
Emri i serisë së monedhave
|
Shenjat e Horoskopit
|
Vlera nominale
|
100 denarë
|
Metal
|
argjend (Ag) 925
|
Pesha
|
23,30 g
|
Deimensioni, forma
|
37 x 37 mm, formë drejtkëndëshe
|
Viti i emetimit
|
2018
|
Çmimi
|
2.800,00 denarë
|
Kontakt
|
Zoran Miletiq [email protected] +389 2 3108 374
|
Mënyra e pagesës:
Palët të cilat janë të interesuara për blerjet të monedhave koleksionuese mund të marrin informata përmes internet-faqes së Bankës Popullore dhe numrit të telefonit: +389 3 108 374; e-mail: [email protected], ose personalisht, në lokalet e Drejtorisë së Thesarit, ku janë të ekspozuara monedhat koleksionuese.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}